Flash

Feyenoord i avantazhuar? Slot kundërsulmon Mourinhon: "Lega ndihmoi Romën të paraprinte sfidën me Torinon"

Lapsi.al 21 May 2022
Feyenoord i avantazhuar? Slot kundërsulmon Mourinhon: "Lega ndihmoi

Mourinho e konsideroi një avantazh të madh faktin që skuadra e tij duhet të luante ndeshje intensive, në kohën kur Feyenoord e ka mbyllur sezonin, duke ndezur një debat që i paraprin finales në Tiranë. Pikërisht kështu, sepse tekniku hollandez i është përgjigjur indirekt në konferencën për shtyp gjatë ditës së mediave, të organizuar në Algarve, në lidhje me finalen e Conference League kundër Romës: "Mund të flas për situatën tonë dhe është e vështirë për ne që të mos luajmë prej një javë e gjysmë. Ne kemi mbaruar tashmë kampionatin, por nuk do të jetë e lehtë të gjejmë ritmin e ndeshjes dhe freskinë në stërvitje. Do të duhet të gjejmë të njëjtën ndjesi që kishim gjatë gjithë sezonit edhe në këtë një javë e gjysmë”.

Slot nuk ka hezituar t’i kundërvihet konstatimit të Mourinhos, duke kaluar topin në krahun tjetër dhe duke theksuar favorin që i është bërë Romës: Besoj se Lega Calcio e ka ndihmuar Roma duke e paraprirë ndeshjen e saj kundër Torinos, nga fundjava që ishte fillimisht, për të premten, kështu që do të ketë kohë për t'u përgatitur për finalen. Megjithatë, për mua këto ndeshje përgatiten në 40 javë, jo në 4-5 ditë", ka përfunduar tekniku i Feyenoord, që është në sezonin e tij të parë të plotë si trajner e që ka mundësinë më të mirë për ta bërë të paharrueshëm, duke e kurorëzuar me trofeun e parë të turnout më të ri të UEFA-s.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI