Flash

Një brazilian për të zëvendësuar Chiellinin: Juventus përfshin Arthur në bisedimet me Arsenal

Lapsi.al 19 May 2022
Një brazilian për të zëvendësuar Chiellinin: Juventus

Lamtumira e një shtylle si Giorgio Chiellini i imponon Juventusit detyrimin për të kërkuar një zëvendësues në mbrojtje. Ka një marrëveshje të përgjithshme me Lazion për një shkëmbim Acerbi-Rugani por drejtuesit e Juventusit po punojnë edhe në fronte të tjera. Ky është motivi që drejtori sportiv bardhezi Cherubini të udhëtonte për në Londër te Arsenal për të folur për Gabriel, i lindur në 1997, me synimin për të përfshirë edhe Arthur në operacionin për të arritur te majtoshi brazilian dhe për të ulur koston, jo më pak se 50 milionë euro. Gabriel në këtë sezon me fanellën e Gunners – që e bleu në verën e vitit 2020 nga Lille për 26 milionë dhe me të cilin ka kontratë deri në qershor 2025 - ka bërë 38 paraqitje, duke shënuar madje katër gola.

Në shtëpinë e Juventus ndërkohë vazhdojnë manovrat për të riveshur bardhezi Paul Pogba, i cili do të largohet pas 6 vitesh nga Manchester United me të cilët është në skadencë kontrate. Kontaktet tashmë kanë filluar dhe rruga është ende e përpjetë: nga njëra anë është konkurrenca e fortë e PSG, nga ana tjetër është pengesa e pagës, që te Djajtë e Kuq është 15 milionë: ideja bardhezi është ajo e ofertës prej 7.5-8 milionë në sezon plus bonuse për të arritur në shifra dyfishe, duke përfituar edhe nga lehtësimet tatimore të Dekretit të Rritjes.

Çështje e hapur edhe për Di Marian, me të cilin tashmë është arritur një marrëveshje ekonomike për një pagë nga 7 deri në 7.5 milionë: për tu përcaktuar është ajo që ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës, me lojtarin që synon një kontratë vjetore dhe më pas të kthehet në Argjentinë, ndërsa barhezinjtë dëshirojnë që ai të nënshkruajë një dyvjecare. Torinezët janë përqendruar edhe te Ivan Perisic, të cilit i ka përfunduar kontrata me Interin, me të cilin do të takohet në fund të sezonit për të biseduar për rinovimin. Për momentin ngjan shumë e vështirë, duke pasur parasysh hendekun midis kërkesës (6 milionë) dhe ofertës (4.5).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI