Flash

FOTO/ Këngë napoletane e 200 të ftuar: festë e çmendur lamtumire e Insignes, i ftuar edhe Hysaj

Lapsi.al 19 May 2022
FOTO/ Këngë napoletane e 200 të ftuar: festë e

Një festë për të thënë lamtumirë. Një festë për tu ndarë nga qyteti i tij i dashur Napoli dhe skuadra e vendlindjes për të cilën dha gjithcka: Lorenzo Insigne përshëndeti ekipin dhe miqtë e tij me një mbrëmje të organizuar në Belvì Resort në Somma Vesuviana.

Mbi 200 të ftuar, duke përfshirë Aurelio de Laurentiis dhe Luciano Spalletti bashkë me ekipin e Napolit. Në festë kanë qenë të ftuar edhe vëllezërit Cannavaro dhe ish-shokët e skuadrës Elseid Hysaj dhe Reina. Shkodrani, pavarësisht transferimit te Lazio, ka mbetur mik i ngushtë me ish-kapitenin.

Për organizimin e festës së cmendur të Insignes janë përkujdesur miqtë e tij Rocco Hunt, Gigi D'Alessio, Clementino dhe Alessandro Siani. Këngë, valle napoletane dhe fishekzjarre në një atmosferë shumë argëtuese. E tani, Insigne është gati të zbarkojë në Toronto.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI