Flash

Problemi kardiak në fushë dhe përjetimi i Agueros: “Doja t'i bërtisja arbitrit të ndalonte, zëri nuk më dilte”

Lapsi.al 19 May 2022
Problemi kardiak në fushë dhe përjetimi i Agueros: “Doja

Do të mbetet me siguri një nga ditët më të këqija të jetës së tij. Ishte minuta e 41-të e ndeshjes Barcelona-Alaves kur El Kun Aguero u rrëzua përtokë me probleme në frymëmarrje. Ekzaminimet e mëvonshme zbuluan më pas një aritmi kardiake që i dha fund karrierës së tij fantastike. Kanë kaluar gati shtatë muaj nga ai 30 tetor dhe, duke folur para kamerave të “El Hormiguero”, sulmuesi argjentinas ka rikthyer në mendje ato momente tragjike.

"Fillova të ndihesha keq dhe doja t'i bërtisja arbitrit që të ndalonte lojën - tha Aguero - por zëri nuk më dilte. Pikërisht atëherë fillova të ndjeja marrje mendje, kështu që kapa nga dora një mbrojtës dhe i kërkova të ndalonte lojën. Më pas mu rrotullua gjithcka dhe kisha aritmi. Kur ndaloi, më çuan në spital dhe u shtrova në spital për tre ditë”.

Argjentinasi tregoi se edhe para fillimit të sezonit kishte pasur disa shenja: “Fillova të ndihesha keq në parasezon, me simptoma të çuditshme, por mendova se ishte stërvitja, vapa... Më pas u dëmtova dhe u ndala për pak muaj, u ndjeva në siklet. Pastaj u ktheva në stërvitje dhe nuk merrja frymë mirë. I thashë një doktori që isha i sëmurë, pastaj mu mor mendja dhe filloi aritmia. Ata bënë testet dhe gjithçka shkoi mirë, por ndodhi sërish atë ditë në stadium”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI