Flash

Në podium me 'Z', një vit përjashtim për rusin Kuliak: "Nuk keni parë çfarë bënë ukrainasit"

Lapsi.al 19 May 2022
Në podium me 'Z', një vit përjashtim për rusin

Gjimnasti rus Ivan Kuliak është përjashtuar për një vit, deri në maj 2023, për shfaqjen e simbolit 'Z' në kostumin e tij të tutave në mbështetje të pushtimit të Ukrainës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në një ngjarje të Kupës së Botës në mars. Sportistit 20-vjeçar do t'i duhet të kthejë edhe medaljen e bronztë të fituar në paralele, në takimin e Dohas, paratë e çmimit dhe shpenzimet e gjyqit.

Njësia e pavarur për integritetin e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës kishte hapur një hetim për incidentin dhe sot ka ardhur edhe vendimi i Federatës. Kuliak, i cili nuk u pendua kurrë për gjestin që shkaktoi bujë dhe indinjatë të madhe, ishte përpjekur të justifikohej. "Na thanë të mbulonim flamurin tonë, gjë që e bëra. Tashmë ata kishin ndaluar gjithçka që mundnin. Unë thjesht doja të tregoja se nga ku jam, kjo është e gjitha - ishin fjalët e tij - Unë kurrë nuk kam pasur frikë nga pasojat dhe nuk kam ndërmend të dëmtoj askënd. Kjo shenjë Z do të thotë "për fitoren", "për paqen". Atletët ukrainas na trajtuan keq ... Duhet ta shihnit për ta besuar. Gjimnastët ukrainas e filluan të gjithë këtë lëvizje politike. Ishte një gjest si kundërpërgjigje ndaj kësaj sjellje, fakti që u paraqita me këtë distinktiv. Ishin mbështjellën me flamurin e tyre duke thirrur në podium "Lavdi Ukrainës". Sipas rregullave të turneut nuk lejohet, por askush nuk i tha asgjë. Edhe kërkuan që të përjashtohemi kur nuk kishim thënë apo bërë asgjë kundër askujt”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI