Flash

Familjet e futbollistëve nën survejimin e sigurisë private dhe me fluturim çarter: ja plani vajtje-ardhje për Tiranë

Lapsi.al 21 May 2022
Familjet e futbollistëve nën survejimin e sigurisë private dhe me

Finalja e Tiranës ka marrë një dimension shumë të rëndësishëm për Romën e Feyenoord, dy skuadrat që do të zbresin në Arenën Kombëtare më 25 maj, për të diskutuar finalen e parë të Conference League. Italianët, që rikthehen në një finale europiane pas 31 vjetësh, por bëjnë gjithçka për t'i vënë lojtarët e tyre në kushtet më të mira për të mbërritur në Tiranë dhe kjo do të thotë të kujdesen edhe për logjistikën e familjeve të lojtarëve, përvec sponsorëve.

Nuk do të ketë shumë të ftuar të dy klubeve, si Romës ashtu edhe Feyenoord, por organizimi si në Itali ashtu edhe në Holandë është i ngjashëm për mbërritjen dhe kthimin nga Tirana. Në mëngjesin e ndeshjes, një charter do të niset nga Roma me familjet dhe të afërmit e lojtarëve në bord. Ka nga ata që do të udhëtojnë me fëmijë dhe ata pa, nga Fiumicino, dhe të gjithë do të shoqërohen në udhëtim nga stafi i klubit që do t'i vendosë në kushtet më të mira për të mbërritur të qetë në stadium. Grupi selektiv do të qendrojë në një strukturë të dedikuar, do të shohë ndeshjen dhe do të kthehet në Romë pas bilbilit të fundit.

E njëjta gjë vlen edhe për familjet e lojtarëve holandezë, që do të nisen nga Rotterdami. Edhe ata do të mbërrijnë në Tiranë gjatë ditës, do të qëndrojnë në një hotel për të pushuar para ndeshjes dhe, më pas, do të shoqërohen për në stadium. E gjithë lëvizja do të bëhet me sigurinë e menduar nga Feyenoord gjithmonë pranë tyre. Të dy klubet finaliste Roma dhe Feyenoord kishin menduar të lejonin familjet të udhëtonin një ditë më parë, por, për arsye sigurie dhe gjithashtu komoditeti, të dy klubet zgjodhën nisjen në të njëjtën ditë. Dy trajnerët do të sjellin edhe familjen në Tiranë dhe po ashtu edhe anëtarët e stafit teknik. Edhe në këtë rast, biletat në dispozicion nuk janë të shumta: flitet për 100 për ekip, kategoria 1. Jo më shumë…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI