Flash

"100 milionë euro përfitime për Shqipërinë": Duka bën llogarinë e finales ku "do të jenë Conte e Figo e Totti"

Lapsi.al 21 May 2022
"100 milionë euro përfitime për Shqipërinë":

Roma e Feyenoord në Tiranë. Kjo është kryefjala e ditëve të fundit në kryeqytet, që bëhet gati të mirëpresë finalen e parë europiane në histori. Sigurisht, që i gjithë kryeqyteti e ndjen gjallërinë e finales së Conference League: investimet sigurisht janë bërë me shpenzimet e UEFA-s, por është e qartë se një ngjarje e tillë do të sjellë edhe përfitime për Shqipërinë, që si ka bërë të ditur presidenti i FSHF-së Armand Duka, nuk do të jenë aspak të vogla: "Kostot vërtetë janë të jashtëzakonshme. Nëse do të shkoni në stadium janë rreth 300 vetë që punojnë dhe që vijnë nga jashtë vendit për specialitete të ndryshme, kështu që kostot janë shumë më të mëdha. UEFA i mbulon kostot e këtyre të ardhurave jo nëpërmjet stadiumit, por nëpërmjet të ardhurave që vijnë nga sponsorët apo të drejtat televizive - tha numri 1 i futbollit shqiptar, që shpjegoi më pas -. Sa i përket të ardhurave që krijon vendi flitet për shifra mbi 100 milionë euro, nuk është se mund të ketë një gjë të llogaritur fiks, por duke pasur parasysh të gjithë të ardhurat që sjellin njerëzit në Tiranë, apo biznesi që llogaritet të ndodhë rreth këtij eventi, mund të jenë shifra të tilla të përafërta".

Personalitet e ftuar nga UEFA dhe nga vetë klubet pjesëmarrëse në finale do të bëjnë që në tribunat e Arenës Kombëtare të jenë të pranishëm emra VIP nga bota e futbollit: "Ka shumë personazhe VIP të botës së futbollit, duke filluar nga Presidenti i UEFA-s, presidentë federatash, presidentë klubesh dhe ish-futbollistë të njohur. Mund të përmend disa duke filluar nga Françesko Totti, Antonio Conte, Zibi Bonjek, Luis Figo e shumë të tjerë", përfundoi Duka.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI