Flash

Ndërhyrje politike, La Liga denoncon PSG për rinovimin e Mbappé: " Al-Khelafi po aq i rrezikshëm sa Super League"

Lapsi.al 22 May 2022
Ndërhyrje politike, La Liga denoncon PSG për rinovimin e
La Liga, organizmi që menaxhon futbollin profesionist në Spanjë, njoftoi në një deklaratë për shtyp se do të paraqesë një "denoncim" kundër PSG-së, në lidhje me dështimin e transferimit të Kylian Mbappé te Real Madrid, për të "mbrojtur ekosistemin ekonomik të futbollit evropian". Në deklaratën e saj, La Liga thekson se sjellja e presidentit të PSG-së Nasser Al-Khelaifi "është një rrezik për futbollin evropian" dhe se do të prezantojnë një ankimim "te UEFA, autoritetet administrative dhe tatimore franceze dhe organet përkatëse të Bashkimit Europian”. La Liga "dhe shumë institucione evropiane të futbollit shpresonin që presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, pasi t'i bashkohej organeve të menaxhimit të futbollit evropian si Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe presidenca e Shoqatës Evropiane të Klubeve, do të përmbahej nga këto praktika, duke e ditur se ato shkaktojnë dëme serioze, por ndodhi e kundërta - thuhet në shënimin e La Liga - PSG po ndërmerr një investim të pamundur, duke qenë se ka një pagë të papranueshme dhe humbje të mëdha financiare nga sezonet e mëparshme. Po shkel rregullat aktuale të kontrollit ekonomik të UEFA-s dhe atij francez". "Kjo sjellje - përfundon shënimi i La Liga - tregon edhe një herë se disa klube nuk respektojnë dhe nuk duan të respektojnë rregullat e një sektori të rëndësishëm siç është futbolli. Këto rregulla janë thelbësore për të mbrojtur dhe mbështetur qindra mijëra vende pune. Kjo lloj sjelljeje e udhëhequr nga Al-Khelaifi, president i PSG-së, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe president i ECA-s, rrezikon futbollin evropian në të njëjtin nivel me Super League Europiane”. "Ajo që PSG do të bëjë duke rinovuar Mbappen me shuma të mëdha parash, pasi ka regjistruar humbje prej 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe ka mbi 600 milionë paga në bilanc, është një fyerje për futbollin. Al-Khelafi është po aq i rrezikshëm sa Super League", reagoi ashpër presidenti i Ligës spanjolle Javier Tebas, para rinovimit zyrtar të sulmuesit francez me PSG-në deri në vitin 2025.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI