Flash

Armatë kuqezi në Sassuolo, zikaltrit presin ditën e gjykimit: Milano e Italia do të njohin 'mbretin' e tyre

Lapsi.al 22 May 2022
Armatë kuqezi në Sassuolo, zikaltrit presin ditën e gjykimit:

Ekrane gjigante të mohuara, eksode biblike, pritje spazmatike si ato dikur në radiot e viteve '70, stadiume të tejmbushura me njerëz, netë pa gjumë. Magjia e futbollit përsëritet gjithmonë njësoj, si një rit laik. Një derbi në distancë, me Milanin në Sassuolo të ndjekur nga 18,000 të dashuruar që kërkojnë një pikë të vetme që do të nënkuptonte realizimin e një ëndrre pothuajse të pabesueshme dhe Interi përballë murit sampdorian në San Siro duke shpresuar që, më shumë se njëqind kilometra larg, kushërinjtë do të dështojnë.

Milani nuk ka fituar asgjë që nga viti 2011, nëse përjashtohet një Superkupë e Italisë. Uria e një publiku të mësuar me arritje krejt ndryshe është aq e fortë sa që drithëron lëkurën e tifozëve kuqezi. Interi festoi vetëm një vit më parë, por do të jepte gjithçka për të bërë një rezultat të përsëritur. Po, sepse për t'i shtuar kripë këtij fund kampionati për infarkt, është ndoshta mbi të gjitha mendimi për të befasuar pjesën tjetër të Milanos. Të rrëmbesh një kampionat nga kushërinjtë është e paçmuar. Pronësitë e huaja dhe marketingu global nuk mjaftojnë për të dobësuar shpirtin e vërtetë të tifozerisë. E sa mirë që është kështu.

Zikaltrit kanë një 5 maj në të kaluarën e tyre dhe gjithashtu edhe një titull të humbur për një gafë të portierit në javën e fundit. Kuqezinjtë mbajnë me vete kujtimin e befasisë së vitit 1973, ajo që duhej të ishte trengjyrëshi i Yllit (titulli numër 10) e që u zhduk në Veronën fatale. Nga njëra anë dihet që objektivi është shumë afër, nga ana tjetër që edhe një centimetër nga suksesi mund të rrëzohesh e të flakësh tej punën e një viti. Rreth orës 20, do të jetë një pjesë e Milanos në rrugë dhe tjetra që do të donte të zhdukej. E gjitha kjo për një top.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI