Flash

Di Maria mohon firmën me Juventusin: "Jo, do të shohim më tej çdo të ndodhë"

Lapsi.al 22 May 2022
Di Maria mohon firmën me Juventusin: "Jo, do të shohim më

Angel Di Maria ka përshëndetur zyrtarisht PSG-në dhe tani po pret të mësojë fanellën e klubit që do të veshë sezonin e ardhshëm, atë që mund ta cojë në Botërorin e Katarit me kombëtaren e tij. Argjentinasi është një hap larg Juventusit, por për momentin fshihet pas një “jo” të thënë sipas rrethanave, të cilën ua tha atyre që e pyetën nëse do të shkonte në Torino. "Nëse do të nënshkruaj me Juventusin? Jo (qesh). Jam i qetë. Po mendoj për veten dhe familjen time. Më vonë do të shoh se cila do të jetë zgjidhja më e mirë për të ardhmen," tha ai për L'Equipe.

“Fideo” ka bërë ndërkohë një bilanc të aventurës së tij parisiene. "Shtatë vite të pabesueshme, të paharrueshme. Më e rëndësishmja është dashuria që kam marrë. Ultrasit festuan me mua ashtu siç bënë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund. Kjo tregon se kam bërë gjëra të mira këtu, kjo më bën të lumtur", shtoi argjentinasi.

Në lidhje me lamtumirën e tij me PSG-në, Di Maria shpjegoi: "Është një vendim i klubit, do të kisha dashur të qëndroja edhe një vit për të përmbushur ëndrrën për të fituar Champions League me PSG-në. U afruam shumë, humbëm në finale dhe kjo është keqardhmja ime e vetme. Jam i bindur se djemtë do t'ia dalin së shpejti".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI