Flash

Tymuese në sektorin kundërshtar dhe sherr i dhunshëm i tifozerive:: Spezia-Napoli ndërpritet për 12 minuta

Lapsi.al 22 May 2022
Tymuese në sektorin kundërshtar dhe sherr i dhunshëm i

E pabesueshme ajo që ndodhi në "Picco" të Spezias. Në një ndeshje pa asnjë rëndësi për klasifikimin, ajo mes ligurëve vendas dhe Napolit, ndodhi e papritura. Rreth dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, me të kaltrit e Spallettit në avantazh falë golit të Politanos, mes dy tifozerive shpërthyen përplasjet, të përfunduara me pushtimin e fushës, pas portës së mbrojtur nga Meret. Arbitri nuk kishte rrugë tjetër përvec se të ndërpriste ndeshjen për rreth 12 minuta para se të kthehej qetësia.

Sipas rikonstruksionit të episodit, disa tifozë të Napolit u larguan nga sektori i miqve, duke hedhur tymuese drejt sektorit të tifozëve kundërshtarë dhe duke u futur në fushë, në kohën kur tensionet ishin shfaqur tashmë që para fillimit të ndeshjes (flitet për një agresion të disa ultrasve të Spezias ndaj një grupi tifozësh napoletanë të pashoqëruar nga policia). Vetë lojtarët e Spallettit dhe Thiago Mottas u përpoqën t'i bëjnë tifozët racionalë, pa ia arritur qëllimit. Policia në këtë pikë krijoi një kordon dhe i ktheu ultrasit napoletanët në sektorin e miqve pas gati një çerek ore negociata.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI