PROTESTA E TIFOZËVE NË MESTALLA Tifozët i kanë kërkuar vazhdimisht Lim të shesë klubin, por ekzekutivi i Singaporit ka refuzuar. Prandaj, gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit, mbështetësit e klubit vendosën të organizojnë një protestë të rëndësishme. Mijëra tifozë u shfaqën në Mestalla pa qëllimin për të parë ndeshjen. Një vërshim njerëzish, të cilët protestuan vetëm kundër Lim. Videot u bënë shpejt virale në rrjetet sociale dhe tifozët anembanë botës mbetën të shtangur: “Kjo është mënyra me të cilën protestohet kundër pronësisë së klubit”, shkruan dikush. Ndërsa dikush shtoi: “Ja si bëhet…”. Nuk ka gjasa që ekzekutivi i Singaporit të largohet pas kësaj proteste, por tashmë klima në Valencia është gjithnjë e më e tensionuar. Klubi megjithatë fitoi ndeshjen falë një goli të Maxi Gomez në pjesën e parë dhe një autogol të Nestor Araujo në pjesën e dytë. Skuadra aktualisht është në vendin e nëntë në renditje dhe do ta mbyllë sezonin atje nëse Osasuna nuk fiton kundër Real Mallorca.ÉXITO TOTAL DEL VALENCIANISMO | ?️?
— Superdeporte (@superdeporte_es) May 21, 2022
?Manifestación CONTRA MERITON
↔️CONTRASTES AV/SUECIA - MESTALLA
¡Que se entere TODO EL MUNDO! #LimGoHome pic.twitter.com/6tzc1DgwTE