Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Basti i pabesueshëm i Bayern: prezantohet Zvonarek, 16 vjeçari rekordmen që krahasohet me Modric

Lapsi.al 1 May 2022
Basti i pabesueshëm i Bayern: prezantohet Zvonarek, 16 vjeçari
Një talent, jo vetëm në shtëpi. Bayern Mynih ka zyrtarizuar blerjen e Lovro Zvonarek, talenti i Slaven Belupo i lindur në vitin 2005. Ai do të mbërrijë në Bavari në korrik, në këmbim të 1.8 milionë eurove. Lovro prezantohet te Bayern me kartvizitën e disa rekordeve, që janë plotësisht domethënës për klasin e personalitetin e tij. Në javën e fundit të kampionatit, në të cilën Slaven Belupo barazoi 0-0 me Hajduk Split, Zvonarek jo vetëm veshi fanellën me numrin 10, por mbajti edhe shiritin e kapitenit: ai është lojtari më i ri që e ka bërë këtë. Për Slaven, në ligën elitare kroate, e në të gjithë Evropën. I krahasuar me Modric, Zvonarek e mbajti shiritin e kapitenit kundër Hajduk në moshën 16 vjeç, 11 muaj e 16 ditë. Rekordi, në kampionatet më të mira evropiane, i përkiste Kristoffer Ajer (tani te Brentford) i cili në prill të 2015 doli në fushë si kapiten në javën e parë të kampionatit norvegjez, kur Start (klubi i tij në atë kohë) luajti kundër Lillestrøm. Ajer ishte 16 vjeç, 11 muaj dhe 20 ditë, që do të thotë 4 më shumë se Zvonarek, i cili është bërë kështu më i riu ndonjëherë në Evropë. Talenti i ri i Bayernit, sa për kujtesë, nuk është në rekordin e tij të parë: ai gjithashtu mban atë të lojtarit më të ri që ka shënuar ndonjëherë në kampionatin më të rëndësishëm kroat (ai ishte 16 vjeç e 14 ditë). Bayern e ka marrë atë për të përforcuar ekipin e dytë, duke shpresuar se ai mund të arrijë shpejt të gjejë një vend edhe në Bundesligë. Për të treguar se është një talent, jo vetëm në Kroaci.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI