Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Real Madrid kampion i Spanjës: poker Espanyol për rekordin e 35 titujve

Lapsi.al 30 April 2022
Video/ Real Madrid kampion i Spanjës: poker Espanyol për rekordin e 35

Real Madrid fitoi La Liga në javën e 34 të kampionatit me një rezultat të pastër 4-0 ndaj Espanyol, falë një dygolëshi të Rodrygo dhe golave të Asensio dhe të zakonshmit Benzema. Është titulli i 35 për Blancos, që përgatiten për kthimin me Manchester City, për të fluturuar edhe në finalen e Champions League. Bernabeu në festë për Modric dhe shokët e tij dhe për Ancelottin që bëhet trajneri i parë në histori që triumfon në pesë ligat më të rëndësishme evropiane.

Duhej një pikë për matematikën, Real Madrid shënoi 3 dhe mund të festojë: 4-0 ndaj Espanyol vlen titullin e 35 në historinë e lavdishme të Blancos. Një kampionat i dominuar dhe i rrëmbyer nga kushërinjtë e Atleticos, një titull me një shije të veçantë edhe për Carlo Ancelottin që bën historinë: në fakt është trajneri i parë që fiton në secilën prej 5 kampionateve më të mira evropiane. Dhe tani shënjestra spostohet të mërkurën kur Reali do të garojë kundër City të Guardiolës për kalimin për finalen e Champions League, për ta bërë këtë sezon edhe më të paharrueshëm. Në Bernabeu janë të gjithë, përfshirë edhe Rafa Nadalin që nisi topin e parë të ndeshjes. Ancelotti hodhi në fushë vetëm 3 titullarë, ndërsa katalanasit, të qetë, por jo të shpëtuar ende, e nisën mirë, por me kalimin e minutave u mbyllën prapa. Në minutën e 12' emocioni i parë: shtylla e Mariano Diaz në pasimin e Casemiros. Në të 33' erdhi goli që zhbllokoi ndeshjen. Për të nisur festën menduan brazilianët: pas një trekëndëshi të mrekullueshëm mes Marcelos dhe Rodrygos, ky i fundit mundi ish-in Diego Lopez me një diagonale të saktë. Reali dyfishoi dhjetë minuta më vonë: mbi topin arriti i pari sërisht Rodrygo që vallëzoi duke e zhvendosur portierin për 2-0 dhe dygolëshin personal.

Pjesa e dytë është akademi e pastër: Reali argëtohet, shënon golin e tretë falë një veprimi brilant nga Camavinga dhe një prekjeje të butë nga poshtë nga Asensio, ndërsa në fund Benzema shënoi golin e katërt, sapo hyri në fushë. Në bilbilin e fundit festa fillon, City është i paralajmëruar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI