Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Shuhet Mino Raiola, 'picieri' që u bë 'Mbreti' i merkatos. Këtë herë njoftimi është i familjes: "Luftoi deri në fund"

Lapsi.al 30 April 2022
Shuhet Mino Raiola, 'picieri' që u bë 'Mbreti' i
Këtë herë, fatkeqësisht, lajmi është i vërtetë. Mino Raiola ndahet nga jeta dhe futbolli humb një prej ikonave të merkatos. Familja këtë herë ka njoftuar vdekjen e 54-vjeçarit nga Nocera, për të mos lejuar kontradikta të tjera pas lajmit për vdekjen e tij dy ditë më parë, i cili më pas u përgënjeshtrua: “Me dhimbje të pafund njoftojmë vdekjen e Minos, menaxherit më të jashtëzakonshëm. Ai luftoi deri në castin e fundit me të gjitha forcat e tij dhe na bëri edhe një herë të krenohemi me të pa e kuptuar fare”. Super menaxheri vdiq në moshën 54-vjeçare, pasi vuante prej kohësh i sëmurë dhe janarin e kaluar u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano. Mino Raiola ishte menaxheri i lojtarëve shumë të rëndësishëm në arenën botërore: nga Ibra te Verratti, nga Nedved te De Ligt, nga Pogba te Donnarumma. I lindur në Nocera Inferiore, ai u rrit në Holandë ku punoi në picerinë e familjes përpara se të fillonte një karrierë si menaxher sportiv, fillimisht me kujdesin për disa futbollistë holandezë si Bergkamp dhe Jonk dhe më pas duke e zgjeruar sferën e tij më shumë e më shumë akoma, për t'u bërë një nga menaxherët më të fuqishëm dhe më të frikshëm të futbollit global. Nga Ibrahimovic te Robinho, nga Pogba te Balotelli, nga Lukaku te De Ligt, vetëm për të përmendur disa nga transferimet kryesore me ndërmjetësimin e Raiolës, i cili në vitin 2020 fitoi 85 milionë dollarë sipas Forbes. Vitet e fundit Raiola, së bashku me Mendes, Barnett dhe Manasseh, kanë krijuar një shoqatë supermenaxherësh në konflikt të hapur me FIFA-n dhe synimin e saj për të reformuar kategorinë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI