Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Longo 'shigjeton' presidentin Gjici: "Kjo ndodh kur ka presion, nuk do t’i zbuloj deri në fund"

Lapsi.al 29 April 2022
Longo 'shigjeton' presidentin Gjici: "Kjo ndodh kur ka presion,

"Nuk është e drejtë që të flas për 7 mungesat e mbrëmjes së sotme. Është mungesë respekti për ata dhe futbollistët që luajtën. Bëmë gabime foshnjarake, para portës, kundër një ekipi me eksperiencë që vjet fitoi titullin kampion". Diego Longo nuk merret me mungesat, por është nervoz me mënyrën si skuadra u përball e humbi 4-1 me Teutën. Tekniku italian pastaj ka kaluar në kundërsulm, duke shigjetuar jo pak drejtuesit e klubit: "Kjo ndodh kur ka presion dhe nuk dimë ta menaxhojmë. Ka presion nga mbrapa të cilat unë nuk do t’i zbuloj deri në fund. Ky është problemi i ekipit kur nuk ke shumë cilësi dhe kualitet. Kam kërkuar qetësi prej ditës së parë që erdha këtu, por askush nuk më ka dëgjuar. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në dy fazat e para, sepse luanim pa presion".

Për ta kompletuar dozën e kontestimit ndaj klubit, Longo ka vazhduar edhe duke u mënjanuar nga ndërtimi i skuadrës. Një fakt që natyrisht italiani e dinte kur pranoi ofertën e Kukësit, por që tani e ka kthyer në vëmendje: "Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, është klubi që ka bërë merkato. Normalisht unë punoj për klubin dhe të mirën e tij. Të gjithë gabojmë, jemi njerëzorë, por nuk mund të marr përsipër përgjegjësi që nuk i kam. Këto janë gjëra që mbeten mes meje dhe klubit si në çdo vend të botës".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI