Flash

Real Madrid 'rrëmben' Rudiger me parametër zero: Perez mundi konkurencën me komisione të rënda

Lapsi.al 29 April 2022
Real Madrid 'rrëmben' Rudiger me parametër zero: Perez mundi

Antonio Rudiger do të luajë me fanellën e Real Madrid sezonin e ardhshëm: Marca është e sigurt për këtë, madje duke ilustruar edhe kostot e operacionit për mbrojtësin gjerman. Një marrëveshje me parametër zero, duke pasur parasysh skadimin e kontratës mes lojtarit të Chelsea pas dy muajsh? Është dhe nuk është kështu. Po, sepse Blancos në fakt nuk do t'u paguajnë asgjë Blues, megjithatë Florentino Perez do të duhet të bëjë shpenzime ndihmëse përveç atyre për pagën e mbrojtësit, që gjithashtu i pëlqente edhe Juventusit. Shpenzime që në fakt nuk janë të vogla, sipas asaj që shpjegon Marca: komisioni për menaxherët do të jetë 15 milionë euro dhe Rudiger do të marrë një bonus nënshkrimi prej 8 milionësh.

Për Rudiger është gati një kontratë katërvjeçare deri në vitin 2026 për 11 milionë euro në vit (nëntë në sezon plus 2 bonuse nënshkrimi: tetëshja e përfituar në momentin e firmës, e shpërndarë në katër vjet). Në çdo rast, një shifër më e ulët se 55 që kërkoheshin në fillim të negociatave, edhe pse paketës duhet t'i shtohen edhe 15 milionë komisione për menaxherët, të cilat sigurisht nuk do t'i shkojnë mbrojtësit, por që Reali do të duhet t'i paguajë. Në total, pra, Madridi do të investojë gjashtëdhjetë milionë deri në vitin 2026 për Rudiger, duke llogaritur edhe pagën neto.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI