Flash

Video/ Ronaldo nuk ndalet, i shënon edhe Chelsea: 1-1 me Blues largon United nga zona Champions

Lapsi.al 28 April 2022
Video/ Ronaldo nuk ndalet, i shënon edhe Chelsea: 1-1 me Blues largon

Ndeshja e madhe e Premier League mes Manchester United dhe Chelsea ka përfunduar 1-1: në Old Trafford, ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, me Blues në avantazh në minutën e 60 me të majtën e Marcos Alonso, por Djajtë e Kuq u përgjigjen dy minuta më vonë me të djathtën brenda zonës nga Cristiano Ronaldo. Një barazim që largon më shumë të besuarit e Rangnick nga zona Champions: Arsenal në vendin e katërt tani është +5 dhe ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Gabimi i pafund i Manchester United, i cili praktikisht i thotë lamtumirë kualifikimit në Champions League me barazimin 1-1 në shtëpi kundër Chelsea. Pak raste në pjesën e parë të Old Trafford: Havertz iu afrua golit, u ndal dy herë nga de Gea, gjithashtu i kujdesshëm edhe ndaj Kanté. Më pas ndeshja u zhbllokua pas gati një orë lojë: krosimi i James nga e djathta, spond me kokë i Havertz dhe e majta e frikshme fluturimthi e Marcos Alonso në këndin e ulët, nënshkroi avantazhin 1-0 në favor të kampionëve të Evropës. Megjithatë, avantazhi i Blues zgjati vetëm dy minuta, më pas Djajtë e Kuq barazuan falë të zakonshmit Cristiano Ronaldo, i cili kontrolloi pasimin e Matic dhe me një të djathtë të fuqishme në zonë kaloi Mendy.

Në të 80-ën, londinezët shkuan afër avantazhit të dytë, por goditja me të majtën e James, në pasimin me finte të Mount goditi shtyllën e jashtme të de Geas: rasti i vetëm në fund të takimit, sepse as hyrja në fushë e Lukakut mes njerëzve të Tuchel nuk bri diferencë. Rezultati 1-1 sigurisht që e bën Chelsean më të kënaqur, duke u ngjitur në 66 pikë dhe duke konfirmuar vendin e tretë, gjithnjë e më pranë kualifikimit në Champions League, një objektiv gjithnjë e më i paarritshëm për United. Djajtë e Kuq, në fakt, kalojnë në -5 nga vendi i katërt i Arsenal që ndërkohë ka dy ndeshje më pak se skuadra e Rangnick.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI