Flash

Leipzig-Rangers, fluturimet për në Gjermani me çmime të çmendura: zgjidhja e tifozëve skocezë spektakolare

Lapsi.al 28 April 2022
Leipzig-Rangers, fluturimet për në Gjermani me çmime të

Kanë mbetur vetëm pak orë nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Europa League ndërmjet Leipzig dhe Rangers. Të besuarit e Giovanni van Bronckhorst do të përballen me klubin e Bundesligës në Gjermani, por skocezët rrezikonin të dilnin në fushë me mbështetjen e shumë pak tifozëve. Faji i çmimeve të çmendura, jo i biletave të ndeshjes në Red Bull Arena, por fluturimeve.

Linjat ajrore në fakt, pasi Rangers rrëmbyen kualifikimin, kanë rritur ndjeshëm çmimet në shumë linja nga Skocia, Irlanda dhe Anglia. Papritur, fluturimet direkte, të cilat deri pak javë më parë kushtonin më pak se 100 paund, u shndërruan në katër herë më të larta.

Megjithatë, tifozët e Rangers do të jenë në Gjermani falë dinakërisë së tyre. Tifozët e klubit skocez Premiership kanë hulumtuar linjat ajrore dhe kanë planifikuar devijime me kosto të ulët për udhëtimet e tyre. Tifozët kanë organizuar udhëtime në aeroportet e largëta në Skandinavi, Ishujt Baleare dhe Europën Lindore, dhe prej andej do të udhëtojnë më pas në aeroportin e Leipzig. Të gjitha me çmime super të ulëta. Pak dinakëri dhe një devijim i vogël për të ndjekur ekipin e zemrës në një sfidë vërtet të rëndësishme.

Taktika, shpjegon Sun, u zbulua nga disa mbështetës në forumet e tifozëve: “Isha në shoqërinë e disa Bears mbrëmë, ata po flisnin për faktin se kishin bileta për ndeshjen. Fluturonin nga Edinburgu në Gran Canarie, bëjnë një ndalesë dy orëshe dhe më pas shkojnë në Leipzig", shkruan një djalë. Një tjetër shtoi: “Djali në autobusin tonë sapo rezervoi fluturimin e tij të kthimit nga Gjermania. Ai do të shkojë në Lituani dhe prej andej do të shkojë në Angli”. Por ka edhe nga ata që do të bëjnë disa ndalesa: “Një nga miqtë e mi zbret nga avioni në Norvegji në orën 9 të mëngjesit, pastaj shkon në Stavanger, Oslo, Berlin dhe prej andej në Leipzig!”. Në Red Bull Arena pritet të jenë rreth 8000 tifozë të Rangers.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI