Flash

I abuzuar seksualisht, Evra trondit përsëri: “13 vjeç shisja drogë e kërkoja lëmoshë”

Lapsi.al 27 April 2022
I abuzuar seksualisht, Evra trondit përsëri: “13 vjeç

Patris Evra, dihet, nuk ka patur një të kaluar të thjeshtë. Vitin e kaluar ai ka deklaruar se ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi i tij e shkollës dhe tani 40-vjeçari zbulon detaje më delikate për jetën e tij. Ish-lojtari ka rrëfyer se në moshën 13-vjeçare shiste drogë dhe kërkonte lëmoshë, por jo vetëm kaq. Hante gjithashtu burgerë të ftohtë të nxjerrë nga kazanët e plehrave.

Ish-mbrojtësi i United e Juventus ka qenë protagonist në një episod të BBC Freeze The Fear, të drejtuar nga Holly Willoughby dhe Lee Mack. Evra, bashkë me ta, iu rikthye të kaluarës së tij të errët: “Ishin tre gjërat që bëja përpara se të bëhesha futbollist: shitja e drogës, lypja jashtë dyqaneve dhe shitja e televizorëve. Një nga këto tre është gënjeshtër, nuk kam shitur kurrë televizorë. Po, isha 13 vjeç dhe nuk po them gënjeshtra. E ndonjëherë, natën ngjiteshim në koshat e plehrave kur nga McDonald's hidheshin burgerë të ftohtë."

Përgjigja e tij tronditi të gjithë të ftuarit në emision. Më pas ish-mbrojtësi shtoi: “Kur babai braktisi familjen, gjithçka filloi të ishte kaos. Më shpëtoi futbolli. Erdha në Itali kur isha 17 vjeç. Më kujtohet kur mbërritëm, na shtruan ushqim. Pastaj shkova në dhomën time dhe thirra nënën time, isha ulur veshur me tuta dhe i thashë 'Mami, këtu është si parajsë. Njerëzit na shërbejnë ushqim: dy pirunë në njërën anë, dy thika nga ana tjetër. Ky është kujtimi më i mirë i jetës sime”.

Evra në fund foli për ankthin e tij për abuzimin seksual nga mësuesi i tij i shkollës dhe se si kjo pati një ndikim të fortë në jetën e tij: "Abuzimi seksual në moshën 13-vjeçare pati një ndikim të madh në jetën time. Të vjen turp vetëm për veten. Kur nuk i beson autoriteteve, sepse ai ishte drejtori im, nuk i beson askujt tjetër”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI