Flash

FOTO/ Tradhëtia me Brozovic, Wanda Nara rrëfehet në gjyq: "Nga aty nisi ftohja e Icardit me Inter"

Lapsi.al 27 April 2022
FOTO/ Tradhëtia me Brozovic, Wanda Nara rrëfehet në gjyq:

Nga ai artikull "që raportonte të gjitha gjëra që nuk ishin të vërteta, filluan problemet dhe Mauro, më pas, duhej të ndryshonte ekipin, Interi e kishte bërë situatën të kishte peshë dhe atij iu tha se duhej të ndryshonte edhe menaxherin, se nuk duhej më një menaxhere femër”. Kjo është deklarata e Wanda Naras, gruaja dhe menaxherja e Mauro Icardit, ish-sulmuesit të zikaltërve e tani te Paris Saint-Germain, duke dëshmuar si palë civile në gjyqin milanez për shpifje ndaj ish-mbretit të paparacëve, Fabrizio Corona, për një "pjesë" të shkurtit 2019 në faqen e tij 'King Corona Magazine' që titullohej 'Mauro Icardi divorcon gruan e tij - Wanda Nara tradhtoi partnerin e saj me Marcelo Brozovic'.

Publikimi i atij artikulli, shpjegoi Nara, një ish-shoëgirl argjentinase, krijoi "vuajtje dhe probleme në familje" edhe sepse "unë kam 5 fëmijë që shkonin në shkollë këtu në Milano në atë periudhë". E që nga ai moment, shtoi ajo, “filloi edhe hendeku i madh” mes Icardit “tifozëve, klubit dhe drejtuesve”.

Wanda, një grua gjithnjë në qendër të vëmendjes, ka vazhduar sërisht rrëfimin: “Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka sjellë probleme brenda dhe jashtë familjes”. Ajo ka dashur madje të theksojë se është “ende menaxhere e burrit tim, edhe pse nuk është e lehtë të jesh menaxhere femër”.

Duke u larguar nga salla e gjyqit, Nara u tha gazetarëve se nga ky gjyq pritet “drejtësia” dhe se për të dhe Icardin “Milano është shtëpia jonë”. Në seancën e radhës, më 25 maj, do të dëgjohen Brozovic, edhe ai palë civile i ndihmuar nga avokati Danilo Buongiorno, Icardi, palë civile si Nara dhe gjithmonë me avokatin Giuseppe Di Carlo, si dhe Ivan Perisic, gjithashtu mesfushor i Interit dhe dëshmitar për cështjen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI