Flash

Inter, e ndaluar të heqë dorë: Inzaghi fjalim para grupit, i kërkon Handanovic të shtrëngojë ‘dhëmbët’

Lapsi.al 29 April 2022
Inter, e ndaluar të heqë dorë: Inzaghi fjalim para grupit, i

Pas zhgënjimit është koha për shpengimin. Gara e kampionatit, katër javë nga përfundimi, është ende e hapur. Me humbjen e bujshme në Bologna, Interi i dërgoi... titullin Djallit, me Milanin +2 në renditje dhe zot të fatit të tyre. Por te zikaltrit imperativi është "mos u dorëzo": kjo është ajo që Simone Inzaghi i tha skuadrës menjëherë pas humbjes në mbrëmjen e së mërkurës dhe që e përsëriti në mëngjes në Appiano kur rifilluan stërvitjet. Gjithçka është ende e mundur: duhen fituar të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë që rivali të bëjë një hap flas. Të dielën raundi i parë: Milani pret Fiorentinën në San Siro në orën 15, tre orë pasi Interi të ketë zbritur në fushë në Udine.

Për transfertën në Dacia Arena ndaj friulanëve, që vijnë nga fitorja zhurmuese në Firence në rikuperimin e javës së 20, Interi do të duhet të bëjë pa Bastonin, që vuan nga një tendosje muskulore në tabanin e këmbës së djathtë. Në vend të tij Inzagji do të zgjedhë më shumë D'Ambrosion se Dimarcon, që e nisi titullar në Dall'Ara.

Lajm i mirë në lidhje me portën, ku Radu është në traumë të fortë emocionale pas gafës me Bolonjën, por duket se do të rikthehet Handanovic: siç raportohet nga Corriere dello Sport, kontraktimi në shpinë që e detyroi sllovenin të qendronte në pankinë, vazhdon ta shqetësojë, por kapiteni i zikaltërve është gati të shtrëngojë dhëmbët dhe të marrë vendin e tij midis shtyllave. Calhanoglu do të mungojë për shkak të skualifikimit, Vidal i rikuperuar – kavilja e tij e djathtë nuk e shqetëson më - dhe Gagliardini janë kandidatët për ta zëvendësuar. Nuk do të rrezikohet Gosens, që vjen nga një lodhje muskulare: anësori gjerman do të rikthehet për ndeshjen e të premtes më 6 maj në San Siro kundër Empolit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI