Flash

Sfida titull, Xhixha humbet kthimin në "shtëpi", Laçi pa Ujkën

Lapsi.al 29 April 2022
Sfida titull, Xhixha humbet kthimin në "shtëpi", Laçi

Kundër Tiranës është një ndeshje për krenari, shpresë e pak cinizëm, sepse gjërat janë pothuaj të vendosura në kohën kur kundërshtarit i duhet vetëm një pikë në gjashtë ndeshjet e fundit për tu shpallur kampion. E atëherë, përpos faktit se një fitore do të vlente prestigjin për ta mbyllur si të barabartë në raportin direkt me kampionët e ardhshëm, Duro nuk i ka fshirë shpresat, jo përderisa të ekzistojnë edhe një e vetme. Ajo që mbetet, është natyrisht edhe dëshira për ti prishur festën Tiranës, ndoshta jo përfundimisht, por të paktën duke ia shtyrë. Bardheblutë duan të përligjin supremacinë me një fitore në shtëpinë e rivalit direkt, përpara tifozëve bardhezinj. E Duro dëshiron ta evitojë këtë, duke i dhënë mbështetësve të tij një motiv për tu gëzuar.

Për ta bërë këtë ka në dispozicion të gjithë lojtarët, me përjashtim të Ujkës. Lojtari është i skualifikuar dhe për ta zëvendësuar tekniku ka tre alternative në mendje: Ziko Adeleke e Zylfiu, një nga të cilët do të formojë repartin me Mazrekajn e Guindon. Pikërisht kështu, sepse Zarubica nuk është ende gati për të nisur nga minuta e parë, por mund të preferohet me ndeshjen në vazhdim. Për pjesën tjetër, pa dyshime, me Dajsinanin që do të rigjejë para tij Roganovic, Velija, Ignjatovic e Velkoskin, ndërsa në mesfushë Shehu e Deliu janë të paprekshëm e do të kompletohen nga Ziko ose Spahiu nëse i pari preferohet në tridhëmbëshin ofensiv.

Një mungesë ka edhe Tirana, por ajo është shumë më problematike për Shehin, pikërisht për sfidën titull. Xhixha do të humbasë kështu kthimin në shtëpi, për tu ndeshur me ish-skuadrën që e bëri të njohur në futbollin që ka rëndësi. Sulmuesi ka problem me abdominalet, kështu që Shehi mund të kompletojë treshen përpara me Gjumsin, që do ti shtohet Devid e Seferit titullarë të palëvizshëm. Për prapavijën Shehi do t’i besojë të njëjtëve, Tosevski, Najdovski, Behirachte e Ismajlgeci, që i garantojnë ruajtjen më të mirë Bekajt. Edhe në mesfushë nuk duhet të ketë surpriza me Totre, Limajn e Tolin, me të cilët Shehi do të kërkojë të qepë në fanellë titullin e 26 kampion.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI