Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Video/ Rashford vrapoi të përqafonte Tuchel, tifozët e United tërbohen: “U impenjua më shumë aty se në fushë”

Lapsi.al 30 April 2022
Video/ Rashford vrapoi të përqafonte Tuchel, tifozët e United
Marcus Rashford është kritikuar rëndë nga tifozët e Manchester United pas ndeshjes së barazuar 1-1 me Chelsea në Old Trafford. Lojtari shtrëngoi duart dhe përqafoi Thomas Tuchel dhe tifozët e Red Devils nuk e kanë pëlqyer fare gjestin. Kampionët e Europës hapën ndeshjen pas një ore lojë, falë golit të Marcos Alonsos. Megjithatë, avantazhi i klubit londinez zgjati vetëm dy minuta, sepse Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 17-të këtë sezon. Ndeshje zhgënjyese për Marcus Rashford, i cili luajti 79 minuta para se të zëvendësohej nga Juan Mata, i cili hyri në fushë për të luajtur kundër ish-skuadrës së tij. Në bilbilin e trefishtë nuk munguan kritikat për 24-vjeçarin, jo aq për paraqitjen e tij, por për atë që ndodhi me trajnerin e Blues. Në fakt, kamerat filmuan Rashford duke bërë një sprint të vogël për të shtrënguar duart dhe për të përqafuar Thomas Tuchel. Një gjest i pafajshëm i sulmuesit, por që nuk i ka pëlqyer tifozëve të United. Sipas tifozëve të klubit, lojtari u impenjua më shumë për të përshëndetur dhe përqafuar gjermanin sesa në fushë. Një sezon për t'u harruar për 24-vjeçarin, i cili ka shënuar vetëm pesë gola në 30 paraqitje, goli i tij i fundit erdhi në minutën e 93 kundër West Ham në janar. Marcus ka humbur gjithashtu vendin e tij si titullar në kombëtaren e Anglisë në muajt e fundit, për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta. Para ndeshjes, lojtari u kritikua edhe nga ish-United Roy Keane. Ish-mesfushori ka evidentuar se Rashford po qeshte gjatë nxemjes dhe në mikrofonat e Sky Sports tha se nuk i pëlqen ky qëndrim: “Sa herë që shoh Marcus duke bërë nxemjen, ai gjithmonë buzëqesh. Nuk më pëlqen që lojtarët buzëqeshin shumë”. Kontrata e sulmuesit me United skadon në qershor të vitit 2023, por ai mund të largohet nga klubi që në fillim të kësaj vere.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI