Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Rrezikoi jetën e binjakëve, Hope Solo vendos: “Do të futem në një program për trajtimin kundër alkoolit”

Lapsi.al 30 April 2022
Rrezikoi jetën e binjakëve, Hope Solo vendos: “Do të futem
Vetëm pak javë më parë ajo u gjet pa ndjenja pas timonit të një automjeti në Karolinën e Veriut me binjakët e saj 2-vjeçarë brenda dhe më pas u arrestua për rezistencë ndaj policisë dhe kundërvajtje të tjera të lehta. Pothuajse një muaj pas atij episodi të shëmtuar, legjenda e futbollit amerikan për femra, Hope Solo, vendosi vullnetarisht të përballet me demonët e saj dhe të shtrohet në një klinikë të specializuar për pacientët e varur nga alkooli. Këtë e ka bërë të ditur ish-portierja e kombëtares amerikane përmes një postimi në Twitter. Ish-portierja e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara për femra, Hope Solo, njoftoi në një postim në Twitter se është gati të hyjë vullnetarisht në një program trajtimi kundër alkoolizimit, duke u shtruar në spital dhe, për këtë, ka kërkuar që futja e saj në National Soccer Hall of Fame të shtyhet deri në vitin 2023. Legjenda e futbollit me yje e vija, 40 vjeç tashmë, u arrestua më 31 mars pasi u gjet pa ndjenja pas timonit të një automjeti në Karolinën e Veriut me binjakët e saj 2-vjeçarë brenda. Në tweet, Solo shkroi, “Kam kontaktuar me Hall of Fame dhe me respekt kërkova shtyrjen e ceremonisë sime për në vitin 2023. Do të futem vullnetarisht në një program trajtimi kundër alkoolizimit me regjimin e shtrimit në spital për tu përballur sfidat e mia me alkoolin. Në këtë moment, energjitë dhe fokusi im janë tërësisht të drejtuara drejt shëndetit tim, shërimit dhe kujdesit për familjen time. Dua të falënderoj Hall of Fame për mbështetjen e tyre dhe për mirëkuptimin e vendimit tim.” Hall of Fame lëshoi një deklaratë duke thënë, "Portierja legjendare USWNT dhe anëtare e National Soccer Hall of Fame del 2022 Hope Solo ka zgjedhur të shtyjë hyrjen e saj deri në vitin 2023. NSHOF mbështet plotësisht vendimin e saj dhe pret me padurim ta nderojë atë dhe arritjet e saj historike, në ceremoninë e vitit të ardhshëm.” Hope Solo u akuzua për drejtim të makinës në gjendje të dehur, kundërvajtje dhe rezistencë ndaj arrestimit pasi refuzoi të dilte nga makina. Ajo refuzoi gjithashtu një test alkooli, që përkthehet në pezullimin automatik të patentës së saj për një vit. Pasi kaloi një pjesë të natës në burg, ajo u lirua dhe pritet të dalë në gjykatë më 28 qershor. Solo bëri 202 paraqitje për Shtetet e Bashkuara dhe ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Botës në vitin 2015, përvec se ka fituar edhe medaljet e arta olimpike në 2008 dhe 2012.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI