Flash

Skaneri/ Si është përçarë ne tresh grupi i deputetëve të PD

Lapsi.al 13 April 2022
Skaneri/ Si është përçarë ne tresh grupi i

Mbledhja e stërgjatur e grupit parlamentar të PD-së të martën nuk u shqua vetëm për debatin mes Sali Berishës dhe Enkeleid Alibeajt. Ndonëse përplasja kryesore u konsumua ndërmjet tyre, për shkarkimin e Alibeajt, për të mos qenjen e Berishës si pjesë e këtij grupi, për apelimin që i ka është berë vendimit që njohu Komisionin e rithemelimit si PD-në reale, në atë që u pa mes deputetëve ekziston një ndarje më e thellë. 

Nga pozicionet dhe qëndrimet që u mbajtën nga deputetët janë ravijëzuar qartë tre grupime. I pari është ai i Bashës që po tkurret përditë e më shumë. Ish kryetarin sot e mbështesin Gazmend Bardhi, Enkeleid Alibeaj, Oriola Pampuri dhe dy tre të tjerë që, as nuk prononcohen, as nuk falasin në publik. "Kur Alibeaj replikoi me Berishën se ai mbronte vetëm idetë e tij ky i fundit i tha se kjo nuk ishte e vërtetë, pasi ai e depozitoi vendimin për të hedhur partinë e vet në gjyq, vetëm një ditë pasi këtë e paralajmëroi Lulzim Basha gjatë një takimi në Shkodër", trergoi për Lapsi.al një nga të pranishmit në mbledhje. "Ndërsa kur fliste Gazi, Berisha vetëm buzëqeshte me ironi duke lënë idenë se ai ishte thjeshtë papagalli i kryetarit të larguar" vazhdoi burimi.

Sipas disa konfirmimeve ky grupim rreth Bashës e ka humbur pushtetin real dhe ka në dorë vetëm të shkatërrojë proceset dhe të pengojnë bashkimin rreth Berishës, duke përdorur mjetet që ende kanë në dorë: postin e Alibeajt si kryetar formal, të drejtën për të apeluar regjistrimin e kongresit të 11 dhjetrorit nga gjykata dhe mbështetjen e vakët nga ambasada amerikane. "Ata e kanë humbur kredibilitetin dhe përkrahjen, ndaj karta e vetme që u ka mbëtur të luajnë është ajo e përpunimitë të kretëve të degëve dhe deputetëve duke i shantazhuar se Berisha nuk përfill më askën dhe e ka zaptuar partinë"- tha për Lapsi.al një njohës i mirë i jetës së brendëshme të PD-së.

Në fakt grupimi i "Foltores", shumë më i madh në numër duket se po bën gjithçka për për të kontrolluar degët lokële përmes garash të dirigjuara vetëm nga pala e fituesve. I përforcuar me rreth 15 deputetë dhe me legjitimitet moral pas rezultatit të 6 marsit dhe njohjes nga gjykata,ky grupim, ndonëse formalisht flet për bashkim, po e mban të gjallë ndarjen e PD-së, duke mos pranuar, as të shtyjnë zgjedhjet në degët lokale, as të vendosin një datë më të largët për kuvendin e 30 prillit. "Duket sikur Berisha ka një nxitim për të marrë partinë dhe për ti bërë karshillëk SHBA-së se tani duhet negociuar me të", tha burimi i Lapsi.al. 

Por për të pasur një bashkim real dhe të vërtetë, për të gjithë faktorët duhen krijuar kushte të njëjta gare, një njeri që s'ka qenë pjesë e grupit të rithemelimit duhet të ndihet i barabartë me kolegun e tij pro Berishian. Për këtë duhet të kalojë pak kohë që plagët e betejës së fillim janarit të zënë kore, gazi lotësjellës dhe hunjtë të harrohen. Por grupimi i foltores duket sikur do ti imponojë të tjerëve axhendën e vet.

Pikërisht kjo kontradiktë po formëson një fraksion të tretë në grupin parlamentar të PD-së. Ai ka numrin më të madh të deputetëve, të cilët u distancuan nga Basha, kur i kërkuan atij të jepte menjëherë dorëheqjen, por që nuk duan ti bien në gjunjë pa kushte Berishës. Ata kërkuan njëzëri që zgjedhjet për degët lokale të shtyheshin dhe si rjedhim edhe për kuvendin e 30 rillit të vendosej një datë e mëvonshme.

Sa më shumë Berisha e refuzon me forcë këtë kërkesë aq më tepër ai e kompaktëson këtë grupim. "Që këta deputetë përbëjnë shumicën e vërteton edhe një fakt tjetër. Nëse pas konfliktit me Alibeajn, Berisha kërkoi publikisht shkarkimin e tij, ai nuk tentoi për këtë një votim në grup. Pasi ai nuk është i sigurtë se e kontrollon shumicën aty" tha burimi i Lapsi.al.

Një propozim që bashkon disi palët e dha deputeti Dash Sula i cili fillimisht iu drejtua grupit të Berishës duke i thënë se ata s'duhet të pretendonin se do i mërrnin të gjitha. Ai parashtroi tre pika: 1 grupi parlamentar të shprehet me votë për të rikthyer deputetët e përjashtuar. 2) Kuvendi Kombëtar i thirrur në 30 Prill të shtyhet për pas 90 ditësh. Gjatë këtyre 90 ditëve të bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse në seksione, grupseksione dhe degë. Pasi të ketë mbaruar votimi në këto struktura të thirret Kuvendi për të zgjedhur strukturat drejtuese të PD-së. 3) Të tërhiqet apelimi në gjykatë për vendimin për njohjen e 11 Dhjetorit,duke i hapur rrugë pajtimit.

Por në fakt asnjë nga palët nuk do të eci në shina pajtuese. Mbështetësit e Bashës nuk tërhiqen nga apeli, se ata duan të luajnë deri në fund destruktivin. Ata të foltores përballë këtëi destruktiviteti, nuk duan të tërhiqen sepse e quajnë veten ende nën sulmin e pushtetit dhe të ambasadës amerikane që ka ende edhe disa masha brenda PD.

Prandaj risku më i madh është që dy grupimet e vogla të vazhdojnë me qasjet e tyre ektreme, një pjesë e madhe e deputetëve të mos pranojnë asnjërin prej tyre dhe kështu grupi parlamentar të vazhdojë të mbetet i ndarë në tresh.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI