Flash

Berisha nis ofensivën ndaj Enkelejd Alibeajt

Lapsi.al 12 April 2022
Berisha nis ofensivën ndaj Enkelejd Alibeajt

Sali Berisha heq dorashkat. Ditën e sotme ai vendosi të ndryshojë kurs ndaj Enkelejd Alibeajt, si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së sot, Berisha i kërkoi Alibeajt të dorëhiqej.

Prej 25 marsit, kur Gjykata e Tiranës regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet që u morën aty, Sali Berisha takoi dhe i dha rëndësi Alibeajt si kryetar grupi parlamentar. Por, ky i fundit deklaroi se vendimi i Gjykatës nuk ishte i formës së prerë dhe se do t'a apelonte. Situata vazhdoi për gati tre javë të jetë e nderë. Me sa duket, koha që Berisha i kishte rezervuar Alibeajt për të ndryshuar qëndrim mbaroi.

Sot, Sali Berisha i shkoi Alibeajt në mbledhjen e grupit parlamentar duke i thënë indirekt se po ndiqte axhendën e Edi Ramës.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Rama”, tha Berisha sot, duke shtuar:

“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha doreheqjën, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë” – tha Berisha.

Enkelejd Alibeaj u përgjigj se do t'i përgjigjet vendimit të Apelit, pasi në gjykimin e tij vendimi i Gjykatës së Tiranës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit është i paligjshëm.

“Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshem, kur të flase Apeli do e pranoj i pari.” 

Ndërkohë, ka qenë Edi Paloka, pjesë e Komisionit të Rithemelimit që tha për mediat se Alibeajn e kanë pranuar si kryetar të grupit parlamentar në frymën e bashkëpunimit. Sipas Palokës, Alibeaj nuk duhej të ishte kryetar i grupit parlamentar.

Këtu lind një pyetje. Pse ky ndryshim qëndrimi ndaj Alibeajt? A nuk u pranua ai si kryetar i grupit parlamentar nga Berisha dhe mbështetësit e tij?

Përgjigja lidhet me tentativën për ta delegjitimuar Enkelejd Alibeajn si zë të fortë brenda PD-së. Të qënurit kryetar i grupit parlamentar i jep rëndësi në PD dhe në media. Sulmet e Alibeajt ndaj Berishës, si dhe tentativa e tij për të apeluar vendimin e Gjykatë së Tiranës për njohjen e Kuvendit të Berishës duket se e kanë bezdisur mjaftueshëm këtë të fundit. Dhe sot, ish-kryeministri duket se kërkon ti japë fund rebelimit të zgjatur të Alibeajt.

Si e argumenton krahu i Sali Berishës dorëheqjen e Enkelejt Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar lidhet me vendimet e marra në statutin e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku theksohet se kryetari i grupit parlamentar i takon një personi që mban detyrën e nënkryetarit të Partisë Demokratike.

Dhe me vendimin e Gjykatës së Tiranës që regjistroi Kuvendin e 11 dhjetorit, të gjitha strukturat drejtuese të PD-së, përfshi nënkryetarët ku bënte pjesë Enkelejd Alibeaj, janë shkarkuar. Pra, ky i fundit nuk mund të jetë më kryetar grupi.

Dhe si duket, njohja e Alibeajt për këtë rol duket se ka qenë lëshimi që "Foltorja" i ka bërë atij, si veprim mirëbesimi për të arritur një dakordësi. Shto këtu edhe faktin e propaganduar nga krahu i Berishës janë hedhur shpesh akuza se Enkelejd Alibeaj përfaqëson një grup me jo më shumë se tre ose katër deputetë dhe duket se toleranca e Berishës ndaj tij ka sosur.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI