Flash

Harrohen premtimet/ Rama rrit edhe çmimin e energjisë

Lapsi.al 13 April 2022
Harrohen premtimet/ Rama rrit edhe çmimin e energjisë

Pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Edi Rama fluturoi për në Azerbajxhan. Lajmin për rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë ia la Belinda Ballukut. Nga mënyra se si do të llogaritet çmimi i rritur, kuptohet se qëllimi është kursimi. Nuk do të paguajë më shumë, ai që fiton më shumë, por kush harxhon më shumë.

"Të gjitha analizat na çojnë në fashën 700 kilovat/orë që konsiderohet një konsum normal për një familje me 4-5 anëtarë. Mbi këtë fashë do të paguhet me çmim më të lartë" tha Balluku.

Rritja e çmimit të energjisë vjen pas krizave të njëpasnjëshme, nga mbyllja e centraleve në Europë, lufta në Ukrainë, thatësira dhe keqmenaxhimi e rezervave ujore. Niveli i liqenit të Fierzës ishte minimal në fund të marsit. Shpresat e qeverisë tek shirat e muajit prill, u shuan shpejt.

Por Edi Rama e përjashtoi me ngulm opsionin e rritjes së çmimit të energjisë gjatë protestave qytetare. Dhjetëra mijëra para kryeministrisë i kërkuan të ulë çmimin e naftës duke hequr taksën e qarkullimit dhe uljen e TVSH.

Rama atëherë i sfidoi me rritjen e çmimit të energjisë. Sipas tij, paratë që mblidheshin nga taksa e qarkullimit nga TVSH dhe taksat e tjera mbi naftën, përdoreshin për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë elektrike.

"Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë, po sigurisht mundet e do të mbrojmë konsumatorin familjar nga rritja e papërballueshme e tij, sepse energjinë e blen dhe e shet shteti tek familjet" shprehej kreu i qeverisë atëherë në një nga komentet e tij.

Për të qenë më bindës solli një shembull nga Italia, kur një familje, sipas tij, kishte paguar 600 euro faturën mujore të energjisë elektrike.

Për t’i dhënë një dorë propagandës, ndihmoi edhe shefi i diplomacisë europiane, Zhozef Borrej. Edhe në Spanjë tha ai, çmimet e energjisë janë rritur me 10 herë krahasuar me vitin e kaluar.

"Unë për shembull po paguaja faturën e energjisë në shtëpi në Spanjë. Ka qenë 50 euro. Tani ka shkuar 500 euro" tha Borrel.

Protestat u shuan ngadalë. Qytetarët besuan se vërtet ishin duke paguar taksa të larta për naftën. Por paratë përdoreshin për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë. Në bulevard, protestuesit u pakësuan. Qeveria ia hodhi me një paketë rezistence me ndihma minimale.

Taksën e qarkullimit nuk ia hoqën nga nafta. As TVSH. Në vend të këtyre i futën rritjen e çmimit të energjisë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI