Flash

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë/ Gjithçka që dimë deri tani (FOTO&VIDEO)

Lapsi.al 25 February 2022
Pushtimi i Rusisë në Ukrainë/ Gjithçka që dimë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se më shumë se 130 njerëz janë vrarë dhe se Ukraina ka mbetur "e vetme për të mbrojtur shtetin tonë" ndërsa pushtimi hyn në ditën e dytë. Lexo me tej: Lufta filloi/Rusia sulmon Ukrainën. Shpërthime në Kiev -Shpërthime tronditën Kievin në orët e para të së premtes. Ukraina pretendoi se kishte rrëzuar një avion ushtarak rus që po fluturonte mbi kryeqytet. Ministria e Brendshme tha se një bllok banimi ishte djegur nga mbeturinat e djegura të avionit. (VIDEO: Bombardimet ruse mbi Kiev) -Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi se "të gjitha provat sugjerojnë se Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë" qytetin. Trupat ruse hynë në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu ditën e djeshme. -Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se makineritë ushtarake ruse ishin rreth 32 kilometra nga Kievi. Associated Press raportoi se ai i bëri komentet në një telefonatë për ligjvënësit amerikanë. -Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 137 persona brenda Ukrainës kishin vdekur dhe 316 ishin plagosur si rezultat i pushtimit rus dhe sulmeve ushtarake. Në një video-fjalim të enjten vonë, udhëheqësi ukrainas tha se ishte i dëshpëruar pasi foli me liderët e vendeve anëtare të NATO-s pas fillimit të pushtimit. “Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë. Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Unë nuk shoh askënd”, tha ai. https://www.youtube.com/watch?v=jr3ACFyXB78 -Trupat ruse kanë kapur centralin bërthamor të Çernobilit në veri të Ukrainës dhe kishte raporte të besueshme se po mbanin peng stafin atje, tha Shtëpia e Bardhë. -Një betejë e ashpër për bazën ajrore strategjike pranë Kievit dukej se po vazhdonte vonë të enjten. Për më tepër, çdo ushtar që mbronte ishullin Zmiinyi, ose ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi kishte vdekur, tha Presidenti Zelensky. -Ukraina ka dekretuar një mobilizim të plotë ushtarak kundër pushtimit rus. Burrat ukrainas të moshës 18-60 vjeç tani u ndalohet të largohen nga Ukraina. Zelensky ka shpallur gjendjen ushtarake. https://youtu.be/XP_YyXdYT5M (VIDEO: Babai ukrainas nis familjen larg rrezikut dhe qëndron të luftojë kundër pushtuesve rusë)  -Zelensky thotë se do të qëndrojë në Kiev, pavarësisht se ai ishte objektivi kryesor i Rusisë. “Ne nuk kemi frikë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë”, tha ai. -Mijëra persona u përpoqën të largoheshin nga Kievi, duke çuar në radhë të mëdha trafiku. Janë shfaqur fotografi të banorëve të Kievit duke u grumbulluar në stacionet e metrosë nëntokësore ku po strehohen nga sulmet e mëtejshme ruse. -Protestat kundër luftës kanë derdhur mijëra rusë në qytete anembanë Rusisë. Policia ka shtupur me shpejtësi tubimet e paligjshme. Policia ka bërë të paktën 1702 arrestime në 53 qytete ruse. -Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson kanë vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë. Po kalkulohet që të vendoset edhe sanksioni më ekstrem, përjashtimi i Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave bankare, Swift. -Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shprehu zemërimin e tij teksa krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dukej se po ndalonin vendosjen e këtij ndaj Rusisë. Kuleba paralajmëroi se politikanët evropianë dhe amerikanë do të kishin "gjak në duart e tyre" nëse vendosnin kundër sanksionit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI