Flash

Hetimi/ Pas daljes së dokumentit, Veliaj kandidat për SPAK

Lapsi.al 22 February 2022
Hetimi/ Pas daljes së dokumentit, Veliaj kandidat për SPAK
Sot Erion Veliaj nuk e mbrojti dot nënshkrimin e tij për t'i hapur rrugë ngritjes së inceneratorit të Tiranës, duke shkelur ligjin dhe anashkaluar Këshillin bashkiak. Në dokumentin këtu poshtë duket qartë se Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të Këshillit bashkiak. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin për inceneratorin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. Lexo më tej: Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.   Image Por në dokumentin këtu, duket qartë se Veliaj e ka firmosur miratimin e tij në mars 2017, kontrata koncesionare është nënshkruar dhe vetëm në shator, ai ka marrë votën e Këshillit bashkiak. Kjo e ka bërë analistin ekonomik Pano Soko ta shohë atë si një kandidat serioz për burg, pasi ai i ka dhënë vetes një kompetencë për të miratuar një koncesion 90 milionë euro, me një kohëzgjatje 30 vjeçare, pa pasur kompetencë për këtë. Lexo me tej:

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Menjëherë pas mbarimit të seancës së pyetjeve të Veliajt, Soko ka bërë këtë koment në Facebook-un e tij: "S'e kuptoj pse vazhdon akoma diskutimin ky Komisioni Hetimor? Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn Në momentin që Erion Veliaj pranoi që ka firmosur një vendim që ka lidhje me buxhetin e Bashkisë, pa Vendimin e Këshillit Bashkiak, komisioni duhej ndërprerë dhe oficeri i policisë gjyqësore duhet të ishte futur në sallë dhe të vijonte procedurën e ndalimit të zotërisë dhe shoqërimin në rajonin më të afërt policor. Çdo fjalë pas atij pohimi është thjesht për gajret", ka shkruar ai. Po t'i shtohen këtij skandali edhe piruetat e veliajt në Komisionin hetimor, ku ai u mundua të dredhojë duke treguar një tjetër dokument të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që i përkiste shtatorit, ai është me të vërtetë ashtu sikurse thotë Pano Soko, një kandidat për SPAK. Por ky realitet është ende larg sepse jemi ende në kohën kur kryebashkiaku e përdor prokurorinë për të luftuar kundërshtarët, ndaj një hetim real do kërkojë ende kohë.    ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI