SPAK fsheh gjurmët për dy të superkërkuarit e inceneratorëve Zoto dhe Gugallja
Për të mos lënë asnjë dyshim për pikën se pronësia e inceneratorit të Tiranës, që do ti kushtojë xhepave të shqiptarëve plot 430 milionë euro, deputeti demokrat Agron Shehaj ka bërë sot publike disa dokumenta. Në to vërtetohet se Klodian Zoto është edhe pronari real i inceneratorit të Tiranës, i cili e mori kontratën në datën 31 gusht 2017 dhe po të njejtën ditë dyshohet se e "shiti" fiktivisht tek persona të tjetë. Në dokumentin këtu poshtë duket qartë se si Zoto ka formosur ortaku themelues i "Integratet Energu BV"
Faksimilja e dytë poshtë trgon se si "Integratet Energu BV" firmosi me qeverinë shqiptare kontratën për koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës. Pr ajo që ka rëndësi në këtë dokument është data. Shiheni me kujdes 31 gusht 2017
Por pikërisht në të njëjtën datë 31 gusht 2017 kjo kompani sapo fiton kontratën shitet. Dyshimet janë në se kjo është bërë në mënyrë fiktive sa për të humbur gjurmët. Po të vështrohet me kujdes (në rreshtin e parafundit) formulari i mëposhtëm i nxjerrë nga vetëdeklarimi, aty vërtetohet se po të njëjtën ditë pronësia ka ndryshuar në favor të pronareve italianë Salvadore Ruselli dhe Alberto Presezzi
Pra nuk ka asnjë dyshim, personi që sot është në kërkim është edhe prapa inceneratorit të Tiranës, ndonëse ai është përpjekur të fshehë gjurmët e kësaj prezence.
"Kjo do të thotë se të tre inceneratorët janë një aferë korruptive me të njëjtët autorë. Në Elbasan, Fier dhe Tiranë është Qeveria Rama që pranoi propozimin, është i njëjti ministër që firmos, Lefter Koka, dhe është po i njëjti përfitues, Klodian Zoto.
SPAK ka provuar korrupsionin në inceneratorin e Elbasanit. Ka identifikuar edhe kompanitë fiktive, të cilat janë përdorur për dhënien e ryshfetit. Të njëjtat kompani që kanë marrë pagesat e ryshfeteve në Elbasan, rezultojnë se kanë marrë pagesa edhe nga inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës.
Është absurde që qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të paguajnë milionë euro çdo muaj për Klodian Zoton, edhe pse ky është në kërkim për korrupsion" shkruan deputeti Shehaj që ka bërë publike dokumentat në llogarinë e tij në Facebook.
Ky denoncim që vërtetin se të njëjtët persona janë pas skandalit të tre inceneratorëve ngre dy pikpyetje të mëdha. E para për qeverinë që këmbëngul ti shkojë grabitjes der në fund duke paguar njerëz të cilit SPAK i ka kapur korrupsionin. Dhe e dyta për vetë Gjykatën e Posaçme e cila e cila po e ruan copën më të madhe të tortës korruptive: djegësin e Tiranës.
©Lapsi.al