Flash

Analiza e sondazhit për Durrësin/ Fiton Rama, Berisha shkatëron Bashën

Lapsi.al 18 February 2022
Analiza e sondazhit për Durrësin/ Fiton Rama, Berisha shkatëron

Kandidatja e Edi Ramës për bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako, do të mundte ndjeshëm të dy PD-të e marra sëbashku, duke u renditur 5 pikë me shumë se Ardian Muka dhe Luan Hotit të marrë sëbashku. Sipas një sondazhi të MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 9-12 shkurt, 41% e votuesve durrsakë zgjedhin socialisten Emiriana Sako në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 marsit do të mbaheshin sot.

Këto shifra konfirmojnë faktin se përçarja e opozitës e fryëmzuar nga Edi Rama dhe ekzekutuar nga Lulëzim Basha i kanë lënë një autostradë të hapur pushtetit për të qënë i padiskutueshëm edhe në qytetin bregdetar. Nga 1000 personat e pyetur për llogari të emisionit "Barometër" në Euroneës, kandidati i Shtëpisë së Lirisë (Ardian Muka ) do të merrte 24,9% Ndërsa kandidati i Bashës, Luan Hoti, vetëm 11,6%.

Barometri

Meqënëse gara pozitë - opozitë duket pothuajse e mbyllur, interesant është të shikohet një sfidë më e vogël, ajo e rangut të dytë që do ti tregojë publikut se kush është realisht shumicë në PD. Sipas sondazhit dkuket sikur as këtu durrsakët nuk kanë dilema, Ardian Muka i Berishës është mbi 13 % më lart se rivali i tij biznesmen Luan Hoti.

Kjo tendencë e garës së brendeshme në fraksione e partisë së djathtë duket edhe kur të anketuarit nuk pyeten për kandidatët lokalë që konkurojnë për bashkinë, por për liderët që ata i mbështesin.

Përballë dilemës nëse do të votonin më shumë një PD me kryetar Berishën apo me kryetar Bashën ata janë pa ekuivoke Tabela poshte). Më shumë qytetarë të Durrësit do votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do ishte Sali Berisha (29%), sesa po të ishte Lulzim Basha (14%). Katër në pesë (80%) votues të bashkisë Durrës nuk do e votonin Partinë Demokratike, në rast se kryetar është Lulzim Basha.

Edhe vetëm brenda votuesve të PD-së (pra jo gjithë qytetarëve) diferenca mes Berishës dhe Bashës është e ndjeshme. 67%  pëlqejnë të tarin kundrejt 33% për të dytin (poshte).

Pra sipas sondazhit të MRB dhe Data Centrum vërtetohen dy tendenca të qarta. Ajo se ndarja në dy fraksione e PD-së i ka hapur rrugën Ramës që më në fund ti fitojë zgjedhjet edhe pa pasur nevojën të blejë votat dhe të thërrasë në ndihmë bandat. Nga ana tjetër përgjegjës për këtë përçarje duket se demokratët kanë bërë Bashën i cili renditet dukshëm poshtë Berishës. Si rezultat edhe kandidati i tij, Luan Hoti renditet shumë më poshtë sesa Ardian Muka i "Shtëpisë së Lirisë". Pikërisht për këtë arsye qarqet pranë PD-së së vulës porositën me urgjenëcë një sondazh fantazëm që i nxirrte kandidatët e Bashës fitues në tre bashki, nga një kompani që dështoi me parashikimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kjo manovër për të daravitur rezultatat shokuese nga Durrësi u botua edhe nga mediat pro qeveritare.

Ndodhi kështu sepse zgjedhjet e parakohshme në qytetin bregdetar dhe ato në pesë bashkitë e tjera, janë një test i mirë për të fotografuar gjendjen aktuale të vendit. Në të gjashtë bashkitë voton përafërsisht 18% e elektoratit shqiptar, ndërsa vetëm në Durrës shprehen me votën e tyre afro 100 mijë votues. 

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI