Flash

Dy ide/ Zheji dhe Lubonja përplasen për rolin e SPAK në hetimin e inceneratorëve

Lapsi.al 16 February 2022
Dy ide/ Zheji dhe Lubonja përplasen për rolin e SPAK në hetimin e

Fatos Lubonja dhe Artur Zheji kanë përplasur mendimet për rolin e SPAK në hetimin e aferës së mbi 430 milionë euro të inceneratorëve. Në emisionin "Pikat mbi I", i pari është vënë në rolin e atij që e sheh gotën gjysëm bosh, ndërsa i dyti në rolin e atij që e sheh gjysëm plot.

Lubonja ka mbajtur rolin e kritikëve të reformës në drejtësi, duke theskuar se nën një regjim nuk mund të ketë prokurorë dhe gjykatës të pavarur. "Natyrisht, mund të bëhet ndonjë arrestim, si ai i Lefter Kokës, se nuk jemi në periudhën e diktaturës dhe e ruajmë ende fasadën e një sistemi demokratik me media të lira dhe gjyakata të pakapura, por kjo shërben vetëm për të hedhur hi syve. Po ju them vetëm një shembull- vazhdoi Lubonja- ish ministri Lefter Koka akuzohet nga Spak se ka përvetësuar 3 milionë euro në një aferë që i kushton shqiptarëve mbi 400 milionë"- tha ai duke lënë të kuptohet se edhe sikur ai të dënohet, nuk do ndëshkohet as 1% e një afere 430 milionëshe.

Pra gjysma e gotës bosh justifikohej me bindjen se as Komisini Hetimor i opozitës dhe as SPAK nuk do të bënin drejtësi për  grabitësit e vërtetë të kësaj afere të organizuar nga një bandë, që sipas Lubonjës "po djeg Shqipërinë".

Lexo me tej:

Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i çojmë dherat në incenerator

Artur Zheji ishte pak a shumë në linjën e Lulzim Bashës, që me gjithë rezervat që kanë, duan të shikojnë një drejtësi që ka filluar të funksionojë. Kur bashkoi votat me Ramën për të votuar zgjatjen e komisioneve të Vettingut, Basha argumentoi se gjithësesi deri më tani dy ministra të Ramës ndodhen në burg, duke mos përmendur ata që janë të lirë. Në të gjithë propagandën e saj, PD-ja zyrtare i mëshon idesë se tani që ata bënë kurban Berishën tek amerikanët, këta të fundit do t'u dhurojnë në kamaren e turpit, kokat e qeveritarëve të korruptuar socialistë.

Nisur nga kjo hipotezë, edhe Zheji e sheh gjysëm plot gotën e SPAK. Në debat ai përmendi ministrat që janë në burg, drejtorët që janë në arrati dhe personazhet hipotetikë që ndihen të friksuar dhe kanë filluar të mbajnë me vete rroba të trasha. Por pavarësisht nga të gjitha këto pirueta, Artur Zheji i bishtnonte me këmbëngulje një pyetje të thjeshtë: a kanë shprese qytetarët shqiptarë se mund të bëhet drejtësi për këtë vjedhje ditën për diell?

Andi Bushati:Inceneratorët që po djegin mbetjet e opozitarizmit

Lapsi.al vendosi ta raportojë këtë debat, pasi ai ngërthen në vetvete dy rryma mendimi që gëlojnë sot në mjediset e kritikëve të qeverisë. E para është ajo se, me një pushtet që ka kapur gjithçka, as SPAK dhe as askush nuk ka shanc të zbardhë të vërtetën e plotë të një krimi. Dhe e dyta, është ajo që propagandon opozita e vulës se, duke dëgjuar ndërkombëtarët, gjërat do të bëhen më mirë deri në rrëzimin e Ramës.

Këtë version mbronte edhe Zheji që argumentoi se kur zullumi trashet shumë ai merr dhe vete edhe kokën e zullumqarit. Por emisioni "Pikat mbi I" u mbyll me batutën e Lubonjës: "Edhe Stalini bëri zullume të mëdha, por ata që u ankuan të parët për krimet e tij, e duruan deri sa vdiq".

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI