Flash

Deklarata/ Yuri Kim sulmon kandidatët e "Shtëpisë së Lirisë"

Lapsi.al 21 February 2022
Deklarata/ Yuri Kim sulmon kandidatët e "Shtëpisë së

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, reagoi për herë të dytë sot, pas deklaratës së saj të parë, ku edhe pse nuk kishte përmendur emër, dukej sikur i referohej ish-liderit të PD, Sali Berishës dhe kandidatëve të propozuar prej tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Reagimet në rrjet dhe hamendësimet se deklarata e saj ka të bëjë me Sali Berishën, bënë që Kim të saktësojë në Twitter se në Shqipëri janë shpallur 4 persona non grata, sipas nenit 7031.

"Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)", shkruan Kim.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1495698301064200197?cxt=HHwWioCy4cTr5MEpAAAA

Në deklaratën e mëparshme ajo kishte disa pikëpyetje lidhur me qasjen që pjesëmarrësit në garë, të shpallur non grata, do të kishin me votuesit në zgjedhje.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja e SHBA.

Lexo më tej: Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Kujtojmë këtu, se katër të shpallurit non-grata prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ish-kryetari i PSD-së Tom Doshi, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-prokurori Adriatik Lllalla.

Duket se të vetmet alternativa të shigjetuara nga ambasadorja Yuri Kim me anë të deklaratës së saj janë, ish-kryeministri Berisha, si pjesëmarrës aktiv dhe mbështetës i koalicionit "Shtëpia e Lirisë", por edhe të ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Dako është angazhuar në fushatë duke mbështetur kandidaten e Partisë Socialiste në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako. Ai është parë duke zhvilluar takime me strukturat e PS-së në Durrës, një prej tyre ka ndodhur në njësinë administrative nr. 6.

Kundërpërgjigjja e parë ndaj ambasadores Kim, e cila vetëm sa zgjeroi në deklaratën e saj të dytë rrethin e atyre që mund të ishin të prekur prej të parës, vjen nga Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike. Pavarësisht përpjekjes së ambasadores Kim për të shtuar konfuzionin në lidhje me deklaratën e saj të tërthortë, të prekurit e vetëm në këtë situatë, duket se janë kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, me në krye mbështetësin kryesor të tyrin, ish-kryeministrin Berisha.

Lexo më tej: Komisioni i Rithemelimit të PD reagon ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim

Komisioni i Rithemelimit nënvizon tre shkelje që janë bërë prej ambasadores së SHBA-së, e cila sipas tyre, ka tejkaluar të drejtat që i takojnë prej pozicionit të saj.

Tre shkeljet e përmendura në deklaratë janë: Kushtetuta e vendit, Kodi Zgjedhor dhe neni 41 i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe Protokollet Opsionale, ku thuhet:

“Pa paragjykuar privilegjet dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti”.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, ambasadorja amerikane po ndërhyn në zgjedhje, duke i treguar qytetarëve se ata duhet të votojnë vetëm një alternativë, Partinë Socialiste. Ata kërkojnë ndëshkimin e një veprimi të tillë ose tërheqjen e deklaratës prej ambasadores Kim.

“Komisioni dënon çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që cdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizimi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë”, shkruan Komisioni i Rithemelimit në deklaratën e tij publike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI