Flash

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Lapsi.al 22 February 2022
Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është kapur sot në krim që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor. Në debatin e tij me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ai është munduar të dredhojë gjatë duke përmendur proceset që ka fituar ndaj Tabakut, duke nxjerrë kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standartet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar më shumë se gjysëm ore ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë: "Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë ersonalisht për një gjë që nuk i takonte". Dhe i gozhduar pasi kjo pyetje iu përsërit mbi 20 herë ai u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkoohej për të thënë që si kruebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit. Kur mbaroi debati i zjarrtë Jorida Tabaku tha: "Veliaj genjeu ne betim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi te Keshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, nderkohe qe me nënshkrimin e tij i ka hapur rruge Inceneratorit që në mars 2017 (shiko poshtë dokumentin origjinal)".  Lexo me tej: Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn Pra për të mbrojtur firmën e tij të paligjshme Erion Veliaj lexoi një dokument tjetër që kishte lidhje me buxhetin e bashkisë dhe jo me miratimin e projektit për inceneratorin. Image Nisur nga ky debat i nxehtë, Lapsi.al është përpjekur të spjegojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim u kthyen në mollë sherri? Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë. Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje? Me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të kësaj vepre, që i jepte më shumë para të arrestuarve që sot janë në kërkim, Stela Gugalla dhe Klodian Zoto Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH. Lexo me tej:

Skandali i Inceneratorëve/ Dyshime mbi 125 mijë eurot e deputetit Bllako

Pra për akuzën se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e Këshillit bashkiak Veliaj del krejtësisht zbuluar dhe ky ekspozim i tij bëhet edhe më i rëndë, kur ai mundohet, që për të mbrojtur këtë shkelje, gënjen në dëshminë para komisionit hetimor parlamentar.

"Pra ju keni nënshkruar personalisht dhe firma juaj është bërë shkak që të ngrihet një koncesion që kushton 90 milionë euro për 30 vjet. pa e pyetur këshillin bashkiak. Ju pretendoni se e kane marrë miratimin e tij në shtator, por atëherë kjo nuk kishte asnjë vlerë, sepse atëhere kontrata për inceneratorin qe firmosur dhe ngritja e tij ishte bërë fakt" i tha deputeti Belind Këlliçi. Kaq do të mjaftonte që po të kishim një SPAK të pavarur dhe një një drejtësi që kryebashkiaku e përdor si pas nevojave të tij, prokurorët të trokisnin në zyrën një derën njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro. Këtij nënshkrimi Erion Veliaj i shtoi këtë të martë edhe një gënjeshtër nën dëshmi.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI