Flash

Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur

Lapsi.al 23 February 2022
Komisioni hetimor/ Pse Rama zgjodhi të sillet si i pandehur
Edi Rama ka zgjedhur një strategji të qartë në rolin e tij si dëshmitar përpara komisionit hetimor për inceneratorët. Ai ka vendosur të sillet si një i pandehur para prokurorit duke marrë përsipër mbrojtjen politike për të tre projektet e djegësve, por duke shmangur çdo përgjegjësi ligjore personale për proceduarat, prokurimet apo siç tha ai “për pazaret e bërë skutave”.  Pra si kryeministër ai ka qëndruar në linjën, që edhe nëse hipotetikisht ka pasur abuzim apo korrupsion, ai nuk ka lidhje me to. “Unë me ministrin e mjedisit kam pasur një bashkepunim shumë të mirë…se çfarë ka bërë mbas shpinë time dhe të gjithe procesit, kjo nuk është një çështje që mund ta marri vesh kryeministri. Ai e merr vesh vetem kur është vetë vetë pjesë. Ky nuk është rasti me mua as me mënyrën si punon kjo qeveri”, tha ai duke iu referuar akuzave të SPAK ndaj ish ministrit Lefter Koka.  Lexo me tej:

Andi Bushati: Për inat të Bashës mos shko në shtrat me Velixhiun

Në gjithë ekspozenë e tij Rama e mori si të mirqenë korrupsionin, duke thënë se “mishi është i dobët”, apo duke përdorur fraza si: “Jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh, aty ka dhe njerëz që korruptohen”. Por, kur vinte puna për gjëra konkrete ai bënte sikur kishte jetuar në hënë duke i lënë ato në në përgjegjësinë e “një makinerie të tërë shtetërore”.   Si mburojë ligjore ai përdori sjelljen se shefi i qeverisë merret me projektet e mëdha dhe jo me detajet: “Kryeministri është për të udhëhequr, cfarë do të bëjmë dhe si do ta bëjmë” tha ai. Në vijim të kësaj strategjie ai pohoi se nuk e mbante mend mbledhjen e 17 dhjetorit 2014 kur një ditë pasi kishte realizuar një numur rekord procedurash, Këshilli i ministrave miratoi inceneratorin e Elbasanit. “Pse duhet të mbaj mend unë ate mbledhje qeverie” iu përgjigj Jorida Tabakut. Ai mohoi të kishte djeni se pse kjo procedurë nuk u zgjodh me rrugën e prokurimit, se si qe e mundur që të tre inceneratorët u fituan vetëm nga tre njerëz: “Nuk eshte puna e kryeministrit se sa grupe i fitojnë. Për ata që kanë bëre gjëra që nuk duhet prandaj kemi ngritur SPAK”. Ndërsa një pyetjeje tjetër të Tabakut ai iu përgjigj: “Vartesit nuk më kanë vënë në djeni se kompanitë e incenerimit nuk kishin kapitale të nevojshme….Unë nuk merrem me këtë pjesë. Ju i kërkoni kryeministrit gjëra që i kërkohenj supervizorëve”. Pra, pothuajse për të gjitha pyetjet e nxehta, për ëështjet që kanë hapur debat publik, për ato që kanë ndezur dyshimet për korrupsion, Rama është përgjigjur se nuk e dinte, se kjo nuk qe puna e tij se nuk ishte në tagrin e vet të merrej me procedura dhe detaje.  Si shef qeverie ai i ka mbështetur politikisht vartësit që kanë marrë vendime për inceneratorët, por juridikisht ai nuk ka riskuar të bëhet njësh me ta: “I vleresoj ata që kanë bërë proceduarat, jam me ta por nuk kam lidhje me procedurat e tyre”, u përgjigj Rama një një moment.  Po të shihet me kujdes kryeministri i ka shitur vartësit duke i dhënë atyre mbështetje morale por jo dhe duke pranuar se ka qenë frymëzuesi dhe kontrollori i mënyrës se si ata kanë proceduar konkretisht. Në këtë rast ai është sjellur si njeriu që nuk do të lërë gjurmë, ashtu siç ka bërë më shumë vendime të diskutueshme të qeverisë që ia ka lënë për të firmosur atyre që ka pasur zëvendësa. Nëse ka një gjë që mbetët në mend nga dialogu i gjatë Rama -Tabaku, ai është fakti se shefi i qeverisë ka vendosur të sillet në komisionin hetimor si një i pandehur që nuk do të marrë përgjegjësi jurudike për gjithçka, ndonëse me fjalë dhe me deklamime ka deklaruar: “Edhe 10 herë të kthehesha mbrapa prap do e bëja këtë punë se qytetetet tani po marrin frymë”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI