Komenti/ Andi Bushati: Basha, shakaxhiu i vettingut
Për analistin dhe gazetarin Andi Bejtja kjo pseudo opozita e Ramës nuk u ngrit dot as në nivelin e Fatmir Xhafës i cili bëri më shumë vërejtje për zgjatjen e vettingur sesa deputetët bashistë: "Minimumi qe duhet te benin ata qe vendosen te votonin zgjatjen e Vetingut sot, eshte te kerkonin ate qe ka kerkuar arkitekti kryesor i Reformes ne Drejtesi Fatmir Xhafa, nje qendrim kushtetues, llogjik e kritik, per ngrehihen qe fundja fundit ka vulen e tij....Kta qe po votojne zgjatjen e vetingut sot me pakte politike idjote, nuk i vine as te kembet seriozitetit te Fatmir Xhafes" shkruajti Bejtja. Ndërsa një tjetër gazetar Enton Abilekaj u tall me alibinë qesharake të Bashës se në këmbim të kësaj sakrifice opozita kishte fituar ngritjen e dy komisioneve parlamentare një për reformën zgjedhore dhe një për atë teritoriale: "Shkon voton si legen ate qe i kerkon Edi Rama, ben edhe si trim. Çfare eshte ky? Do i japin 2 komisione, jo dy ndryshime, do i japim dy mundesi me pak fjale, qe te diskutoje me Damianin reformen territoriale dhe reformen zgjedhore. Po propozimet qe ka bere qe ne shtator? Ku humben? Po vettingu politik? Po shqyrtimi i punes se cdo anetari te KPK"?- shkruajti ai në Facebook.Sali Berisha dhe përkrahësit e tij deklarohen kundër zgjatjes së afatit të vetingut
Në mes të tetorit grupi parlamentar i PS mori vendimin për të depozituar në Kuvend nismën e firmosur nga më shumë 1/5 e anëtarëve të Kuvendit për të filluar ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugë zgjatjes së KPK dhe Komisionerëve Publik, duke e shtyrë procesin e vetingut deri më 31,12,2024. Duke shtuar pra 30 muaj të tjera. E vënë nën trysni të fortë të qeverisë dhe të diplomatëve amerikanë opozita e vuajti gjatë faktin se do të duhet të lëpijë ato që ka pështyrë për vettingun. Menjëherë sapo qeveria hodhi këtë ide nënkryetarja e PD-së, Grida Duma bëri deklaratën se opozita do të qe konstruktive me reformën në drejtësi. Ndërsa më tej, nënkryetari tjetër, Alibeaj, i pyetur në “5 pyetjet nga Babaramo” u përdrodh pa dhënë një përgjigje të saktë (video ketu poshte). Më tej ish ministri dhe deputeti demokrat Genc Pollo në një shkrim të fortë, lëshoi apelin: “Një votë e deputetëve të PD pro zgjatjes së vettingut, do të ishte shumë më e rëndë dhe më e ligë sesa votat e deputetëve socialistë për shembjen e Teatrit Kombëtar”. Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës Për të kuptuar se sa në mënyrë të pandershme ka luajtur PD-ja zyrtare duhet parë perspektiva e luhatjeve në qëndrimet e saj. Ata braktisën fillimisht mbledhjen e parë në kuvend, me pretendimin absurd se kjo nismë e PS-së, duhej shqyrtuar së bashku me tre propozimet, për të ndryshuar në mënyrë të trefishtë Kushtetutën: për ligjin zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve të bërë nga SPAK. Basha vetë deklaroi disa herë se ai nuk kishte prioritet atë që i kërkonin Rama dhe Yuri Kim. Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata Versioni i dytë ishte se kjo nismë do ti nënshtrohej një konsultimi të gjërë. Më pas ata hodhën poshtë çdo ide sipas të cilës kjo çështje themelore, që ka të bëjë me dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e saj, mund të përdorej si monedhë shkëmbimi në një marrëveshje të mundshme politike. Por, ditët kaluan, gjithçka mbeti në heshtje, dhe këtë të enjte historia u mbyll me 119 votat e bashkuara mes ushtarëve të Ramës dhe Bashës. ©Lapsi.al