“Mirëpresim zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura. Do ta monitorojmë nga afër. Përgjegjësia është çelësi i demokracisë”, u shpreh Yuri Kim në rrjetet sociale. “E rëndësishme është që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE” – shkruajti Soreca në rrjetet sociale.U duk se përgjigjia pozitive e Ramës për të dëshmuar erdhi pas presionit të ambasadorëve. Dëshmia më e rëndësishme në Komisionin Hetimor për inceneratorët i jep Lulzim Bashës një "fitore", që ia përforcon në publik imazhin e opozitarit. Berisha e ka akuzuar për një marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën dhe për krijimin e një opozite fasadë. Komisionet hetimore që janë iniciuar nga PD, Berisha i ka konsideruar mekanizma të dështuar, që kishin si synim shmangien e debatit për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Lexo edhe: Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata Lexo edhe: Analiza/ Pse u rebelua Fatmir Xhafaj kundër Ramës Lexo edhe: Prapaskenat/ Rama-Kim i kërkojnë Bashës t’i shpëtojë fytyrën reformës në drejtësi Lexo edhe: Zgjatja e vettingut/ Një propozim që e nxjerr opozitën nga çarku Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut Akuzat e Berishës ia vështirësojnë Bashës seancën, ku ai pritet të bashkojë votat me Edi Ramën. Votimi është parashikuar në seancën e parlamentit në 10 Shkurt (të enjten). Mandati i organeve të vetingut përfundon në qershor të këtij viti dhe për zgjatjen e tyre duhet ndryshuar Kushtetuta. Presioni është i dyanshëm. Në njërën anën u duhet të votojnë për një trupë Vetingu, që ka dhënë vendime abuzive, të njëanshme dhe të cilën e kanë akuzuar se punon nën dirigjimin direkt të Edi Ramës. Edhe presioni i Berishës është i madh. Bashkimi i votave të Bashës dhe Ramës, do të shihej si vërtetim i akuzave që i bëhen nga “Shtëpia e Lirisë”, si peng i Ramës. Në fakt, më shumë se peng i Ramës, Basha ngjan të jetë peng i ambasadorëve. Juri Kim dhe Luigji Soreka kanë muaj që i kërkojnë Bashës të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut. Ambasadorët duan të jenë të sigurtë që monitorimi i ndërkombëtarëve në procesin e vetingut do të vazhdojë dhe se qindra miliona euro për reformën në drejtësi nuk do të shkojnë dëm.
Ditën martë, ambasadorët shtuan presionin ndaj Bashës përmes një deklarate të përbashkët. Juri Kim, Luigji Soreka dhe ambasadori britanik, i kërkuan opozitës të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. I çliruar nga tutela e Berishës, tashmë Basha duket i lirë t'i marrë vetë vendimet. Për t'i bashkuar votat me Ramën./Lapsi.alDeklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe e Ambasadës së SHBA në Tiranë ? https://t.co/uxTYw67e4c️ | Joint press statement of the EU Delegation to Albania and the U.S. Embassy in Tirana ? https://t.co/uxTYw67e4c pic.twitter.com/GVx0F4Ui6n
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 8, 2022