Flash

Firma e falsifikuar e Gramoz Ruçit/ Skandali në Kushtetuese për shkarkimin me çdo kusht të Metës

Lapsi.al 7 February 2022
Firma e falsifikuar e Gramoz Ruçit/ Skandali në Kushtetuese për

Gjyqi i presidentit në Gjykatën Kushtetuese mori një rrjedhë tjetër këtë të hënë, kur i njëjti dokument shtetëror i hartuar nga parlamenti u shfaq në dy versione të ndryshme, duke ngritur hije dyshimi për falsifikim.

Mazhoranca ende nuk ka një shpjegim se pse urdhri për thirrjen e seancës së 7 Majit, pasqyrohet në një dokument, që në një variant mban datën 5 Maj dhe në një variant mban datën 6 Maj. Të dy shkresat mbajnë firmën e Gramoz Ruçit, atëherë Kryetar i Kuvendit.

Diskutimi për procedurat e seancës parlamentare të 7 Majit nisën pas ankesave të përfaqësuesit ligjor të presidentit. Bledar Dervishaj përfshiu në strategjinë e mbrojtjes disa shkelje për rendin e ditës së seancës 7 Maj, kur miratua ngritja e Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit.

Një prej këtyre shkeljeve ishte përcaktimi i rendit të ditës për seancën që ishte bërë në 6 Maj. Ndërkohë rregullorja e kuvendit parashikonte që rendi i ditës duhejpërcaktuar 2 ditë para seancës.

Çfarë ndodhi më pas?

Dokumentin me datën 6 Maj, Presidenca e kishte siguruar nga faqja e kuvendit në internet, por pak ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese u depozitua një kopje e re, që mbante datën 5 Maj. Kjo kopje e re rrëzonte pretendimin se seanca ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren që parashikon një afat 48 orësh.

Përfaqësuesit e zotit Meta folën për një manipulim, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të verifikojë vërtetësinë e shkresës: “Qoftë në këtë formë siç e çon parlamenti, që ka një ndërhyrje, qoftë në këtë formën tjetër, që është realja, siç është publikuar, qëndrimet e presidentit qëndrojnë të bazuara. Seanca plenare është caktuar në më pak se 24 orë kohë, ndërkohë që detyrimi është 48 orë. Në rendin e ditës, nuk kanë qenë të përfshira dy akte, por vetëm një akt, një shkelje tjetër kjo më shumë e parlamentit vetëm e vetëm, e diktuar përmes vullnetit politik, për të arritur në ngritjen e një komisioni që nuk mund të funksiononte sipas kushtetutës dhe ligjeve për komisionet hetimore”, deklaroi Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i zotit Meta.

Sipas tij, shkresa e re të parlamentit është e dyshimtë edhe për faktni që në datë 5 maj, Komisioni i Ligjeve nuk e kishte miratuar ende raportin mbi kërkesësn e deputetëve, gjë të cilën e bëri një ditë më pas, në 6 maj.

Presidenca njoftoi se do të bëjë kallëzim në prokurori për falsifikimin e firmës së ish-Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mazhoranca nuk e ka komentuar falsifikimin e dokumentit, ndërkohë që e kërkon shkarkimin e Presidentit për shkak të sjelljes së tij para zgjedhjeve të 25 Prillit. Klotilda Bushka tha se Meta ka shkelur nenin 86 pika 1 e kushtetutës për neutralitet, ka denigruar figura politike dhe qeveritare, ka shkelur nenin 89 të Kushtetutës. Është sjellë si opozita e mazhorancës duke vepruar si anëtar partie.

“Sjellja e Metës ka qenë aktive përsëritëse, ka dhënë intervista me nismën e tij duke mbajtur qëndrime kundër një force politike, duke u kërkuar zgjedhësve të mos e votojë mazhorancën” tha Bushka./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI