Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Allegri dëshiron Superkupën dhe ka një synim: "Duhet të jemi të aftë për të evituar që Inter të hapë një cikël"

Lapsi.al 11 January 2022
Allegri dëshiron Superkupën dhe ka një synim: "Duhet të

Morali i përmbysjes së bujshme në Olimpico është më i fortë se mungesat, të shumta, të rënda dhe të gjitha të përqendruara në repartin e mbrojtjes. Dy ditë pas fitores ndaj Romës, Max Allegri rikthehet për të folur pas heshtjes së detyruar në Olimpico për shkak të skualifikimit. Ndaj Interit, nesër mbrëma në San Siro, është në lojë Superkupa, trofeu i parë i sezonit, por bardhezinjtë nuk shkojnë në formën më të mirë të tyre duke pasur parasysh mungesat e rënda për shkak të skualifikimit të Cuadrados dhe De Ligt, që i shtohen dëmtimit të Chiesas: "Fatmirësisht kemi rikuperuar Bonuccin - tha trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp - edhe pse nuk mendoj se ai është gati të nisë nga fillimi. Ndërkohë, Perin do të jetë në portë". Pas shpjegimit të situatës, Allegri ka njohur edhe forcën e kundërshtarit: “Interi është sigurisht skuadra më e fortë, por mund të mposhtet në një ndeshje të vetme. Duhet të jemi të aftë ne që ti pengojmë të hapin një cikël".

Në vështirësi për të ndërtuar formacionin, Allegri nuk e ka fshehur situatën: "Jo, nuk kam ide të qarta sepse duhet të shoh gjendjen e lojtarëve. Ne kemi rikuperuar Bonuccin, por Danilo nuk ndihet i sigurt. Nesër luan me Perin në portë, sepse Szczesny u vaksinua i fundit dhe do të arrijë në stadium në momentin e fundit, duke qenë se nuk e ka ende greepass-in e përditësuar. Jam i lumtur që do të luajë Perin, e meriton. Më befasuan opinionet mbi Ruganin pas ndeshjes në Olimpico, sepse ishte ndër më të mirët në Romë. Më duhet të vlerësoj edhe Dybalan, i cili kishte shumë kohë që nuk luante kaq shumë. Nesër do të luajmë kundër më të fortëve në kampionat dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Çdo rezultat që del nuk duhet të ndikojë në rrugën tonë. Duhet të punojmë dhe të luajmë me entuziazëm”.

Chiesa është mungesa e madhe për Juventus e Allegrin, që ka treguar bisedën që ka patur me lojtarin e dëmtuar, që ka mbyllur sezonin e tij që në janar: "Kam folur me të pas ndeshjes dhe dje në mëngjes: Më vjen keq për të dhe për futbollin italian. Këto gjëra ndodhin dhe ai duhet të jetë i qetë. 'Do të kthehem më i fortë' më tha. Për të mbuluar këtë mungesë të gjithë duhet të bëjmë dicka më shumë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI