Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrwdhwnien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Inzaghi përgatit Superkupën: "Nuk ka favoritë, në fillim të sezonit ishte Juventus"

Lapsi.al 11 January 2022
Inzaghi përgatit Superkupën: "Nuk ka favoritë, në

I ardhur nga tetë fitore radhazi në kampionat dhe i vendosur fort në krye të renditjes në Serie A, Simone Inzaghi është në kërkim të trofeut të parë si trajner i Interit. Të mërkurën në Superkupë, ndaj Juventusit, trajneri do të rigjejë Calhanoglun në mes të fushës dhe do t'i duhet të zgjedhë nëse do të konfirmojë Sanchezin në dyshe me Lautaron, apo do t'i besojë akoma Edin Dzekos: “Janë të gjithë mirë, unë mund të zgjedh mes katër sulmuesve - ishin fjalët e tij në konferencë - Nuk ka favorit në këto ndeshje. Takohemi me një ekip të shëndoshë, i cili vjen nga 8 rezultate pozitive radhazi. Të dielën ata bënë diçka të jashtëzakonshme, duke përmbysur një ndeshje të pabesueshme. Ata ishin favoritët e qartë për titullin në fillim të sezonit, por parashikimet ndryshojnë”.

Tekniku një ide si të mundë Juven e ka, por për ta bërë realitet në fushë nuk është kaq e thjeshtë sa ta thuash: "Padyshim, finalet janë ndeshje të veçanta, të cilat mund të vendosen nga një episod i vetëm. Do të duhet shumë vrap, agresivitet dhe vendosmëri. Do të ketë momente në ndeshje në të cilat do të kemi vështirësi dhe do të duhet të jemi të aftë për të dalë prej tyre".

Inzaghi është ndalur edhe në rikthimin e Calhanoglu e mungesat e rëndësisht të bardhezinjve: "Juve është një skuadër me një organikë të rëndësishme, Allegri do të dijë të zëvendësojë në mënyrën më të mirë të munguarit. Pastaj Bonucci dhe Chiellini janë rikuperuar, kështu që ata me siguri do të kenë një ekip shumë konkurrues. Gjithsesi dua t'i bëj një urim për fat të madh Chiesas, sepse përtej të qenit një lojtar i madh i Juventusit është edhe një trashëgimi e futbollit italian”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI