Flash

Ligji i Sponsorizimit kthehet në modë, Ministrja Kushi takohet me futbollin: “Uroj të kemi së shpejti ligj të ri”

Lapsi.al 11 January 2022
Ligji i Sponsorizimit kthehet në modë, Ministrja Kushi takohet me

Çështja e Ligjit të Sponsorizimeve e kërkuar me shumë ngulm nga komuniteti i futbollit rikthehet në vëmendjen e qeverisë dhe temë diskutimi në tryezën e dialogut. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka i shoqëruar nga presidentët e klubeve të Superiore dhe Drejtori i Departamentit Ligjor në FSHF, Aldi Topçiu, u pritën sot në një takim nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. Një takim që u zhvillua në një frymë mjaft pozitive, miqësore e bashkëpunuese e ku Ministrja Kushi theksoi gatishmërinë e saj për të punuar intensivisht me komunitetin e sportit e për të çuar përpara këtë nismë të rëndësishme ligjore: “Sot patëm një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, kërkuar nga ne për të riaktivizuar atë iniciativë të lënë rreth 2 vite më parë për ligjin e sponsorizimeve. Takimi ishte shumë i mirë, ishte vetëm takimi i parë për ta riaktivizuar. Ministrja e priti shumë mirë propozimin tonë. Do ta ndjekim bashkërisht procesin për të pasur mbase një ligj sponsorizimi në vitin 2022”, – tha Presidenti i FSHF-së duke folur për mediat pas takimit, teksa ritheksoi bindjen se propozimi i komunitetit të futbollit për ndryshimet në Ligjin për Sponsorizimin mund ta ndihmojë shumë futbollin dhe sportin shqiptar.

https://youtu.be/dt5QU7dNvic

“Ne kemi ardhur me të njëjtin propozim, por nuk insistojmë në mekanizma apo në detaje. E rëndësishme është që të ketë një ligj për sponsorizimin, që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithësi në Shqipëri, jo vetëm futbollit, por edhe sporteve të tjera sepse në këto kushte ne e shohim që është e vështirë që të kemi progresin e domosdoshëm që kërkojnë fëmijët. Ja shtruam edhe diskutimin ministres, kjo nuk është thjesht që sporti është një garë, një kampionat, por sporti është edukim, nivel jetese për fëmijët tanë dhe duhet ta shohim kështu. Dhe buxheti i shtetit, apo marrëdhënia e sportit me biznesin është për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë”, – tha Duka, ndërsa falënderoi Ministren Kushi për vëmendjen që ajo po i kushton zhvillimit të sportit. “Do të doja ta falënderoja Ministren për marrëdhëniet shumë të mira me Federatën e Futbollit dhe për një lloj ndryshimi të qasjes së saj për zhvillimin e sportit. Kemi mirëkuptimin e saj dhe kam besim që do ta çojmë përpara këtë gjë. Kemi ndryshuar taktikë. Nuk kemi më taktikë me bojkot, por po provojmë një taktikë tjetër, duke filluar nga Ministria e linjës. Në mbledhjen që kemi pasur para vitit të ri me Ligën Profesioniste, kemi vendosur që një përfaqësi e klubeve dhe Federatës ta iniciojnë këtë takim me Ministren e Arsimit”, – u shpreh Presidenti Duka në prononcimin për median.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI