Flash

Vrasja e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër/ Hetim borxheve dhe e kaluara si kryetar komune në Velipojë

Lapsi.al 29 November 2021
Vrasja e ish-deputetit Pashk Ujka në Shkodër/ Hetim borxheve dhe e

Pashk Ujka, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës është ekzekutuar me një pistoletë me silenciator mbrëmjen e të hënës në Shkodër. 64 vjeçari ishte pranë shtëpisë së tij në një lulishte të qytetit me bashkëshorten, duke ecur. Kjo ka thënë në polici se nuk ka dëgjuar gjë në momentin e ekzekutimit kur ka parë të shoqëin që është rrëzuar në tokë.

Ekzekutimi ndodhi rreth orës 18:00 në lagjien “Vasil Shanto” në qendër të Shkodrës, kur Pashk Ujka është qëlluar me plumb pas shpine.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/pashko-ujka.mp4"][/video]

Duke përfituar nga errësira, vrasësi është larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Dyshimet e policisë kanë të bëjnë me dy shkaqe të vrasjes. Pista e parë është ajo që lidhet me punën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës ndërsa pista e dytë e hetimit ka të bëjë me disa borxhe që ai ka akumuluar ndër vite.

Ndaj 64-vjeçarit është bërë disa herë atentat, madje ka rënë pre e dhunës nga persona të tjerë. Disa vite më parë mësohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të banesës së tij. Dy herë Pashko Ujka është goditur fizikisht. Fillimisht u dërgua në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/pashko-ujka-2.mp4"][/video]

Njoftimi paraprak i Policisë së Shkodrës për ngjarjen:

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI