Flash

Një mister te United e zbulon Gary Neville: “Ja përse Ferguson nuk ia dha kurrë CR7 shiritin e kapitenit”

Lapsi.al 2 November 2021
Një mister te United e zbulon Gary Neville: “Ja përse Ferguson

Shiriti i kapitenit është një çështje serioze. Çdo klub ka historinë e vet dhe një lloj udhëzuesi, e secili trajner ka kriteret e veta të përzgjedhjes. Megjithatë, në përgjithësi, shiriti i kapitenit i është besuar një lojtari me përvojë, karizmatik, i aftë për të marrë mbi supe përgjegjësinë e skuadrës. Ndonjëherë, megjithatë, nuk është e nevojshme të jesh shumë i vjetër. Karizma dhe lidershipi mund të mjaftojnë. E dikush si Cristiano Ronaldo ka pasur gjithmonë nivel të lartë të këtyre parametrave. Kështu, fakti që ai nuk e ka mbajtur ndonjëherë shiritin e kapitenit te United është një mister që e zbulon Gary Neville.

Ish-kapiteni i Manchester United tregoi një tjetër episod interesant për menaxhimin e lidershipit nga Sir Alex Ferguson. Legjenda skoceze e United, në vitin 2006, e pa veten të detyruar të zgjidhte një kapiten në vend të mbrojtësit të krahut të dëmtuar, tani opinionist. Pas stërvitjes, Neville pranoi se nuk është më në të njëjtin nivel me anëtarët e tjerë të skuadrës dhe se, sipas tij, ishte koha për të kaluar stafetën. Neville shpjegoi për SkySport disa kohë më parë: "Unë u lëndova dhe u bë e vështirë për mua. Ndjeva se nuk po jepja kontributin që do të jepte një kapiten". Dhe siç shpjegon ai, Ronaldo ishte një nga profilet e marra në konsideratë.

"Shkova të takoj Sir Alex gjatë përgatitjes, vitin e tretë në të cilin isha kapiten. Ne kishim një ekip fantastik: Ronaldo, Rooney, Scholes etj. Shkova te Ferguson dhe i thashë: "Nuk ndihem më i denjë për të qenë kapiten. Ky ekip është në një nivel që unë nuk mund të konkurroj më. "Ai mu përgjigj:" Do ta mbash atë shirit të q**ë në krah, bir. Ti dhe Giggs do të alternoheni. Nëse ia jap Ronaldos, Rooney do të çmendet; nëse ia jap Rooney, do çmendet Ronaldo. Nëse ia jap Vidic, Ferdinand do të jetë i pakënaqur." CR7 kishte vite në Mançester, ai ishte një nga njerëzit e imazhit, por Ferguson ishte i jashtëzakonshëm në menaxhimin e dhomave të zhveshjes, duke zgjedhur të alternonte në rolin e kapitenit dy prej 'të mbijetuarve' të datëlindjes 92'. Dhe në fund portugezi nuk e pa kurrë shiritin e kapitenit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI