Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Tenis/ Kërcënoi dhe ushtroi dhunë verbale: akuzat e të dashurës së Zverev detyrojnë ATP-në të nisë hetimin

Lapsi.al 4 October 2021
Tenis/ Kërcënoi dhe ushtroi dhunë verbale: akuzat e të

ATP ka nisur një hetim të brendshëm mbi akuzat e bëra kundër Alexander Zverev nga ish e dashura Olga Sharypova për disa episode në të cilat ajo dyshohet se ishte viktimë e intimidimit verbal dhe kërcënimeve, veçanërisht për atë që ndodhi gjatë Shanghai Masters 1000 në 2019. Tenisti gjerman, numri 4 në botë, ka mohuar gjithmonë akuzat për dhunë në familje dhe ka paditur vajzën.

"ATP dënon plotësisht çdo formë dhune ose abuzimi dhe do të hetojë mbi akuza të tilla që lidhen me sjelljen në një turne anëtar të ATP-së", thuhet në deklaratën e Shoqatës. Massimo Calvelli, drejtor ekzekutiv i ATP, theksoi se "akuzat kundër Alexander Zverev janë serioze dhe ne kemi një përgjegjësi të përballemi me to. Shpresojmë që hetimi ynë do të na mundësojë të vërtetojmë faktet dhe të përcaktojmë veprimet e mëtejshme. Ne e dimë që Zverev mirëpriti hetimin tonë dhe mohoi të gjitha akuzat. Ne gjithashtu do të monitorojmë çdo zhvillim të mëtejshëm ligjor pas hetimit paraprak nga sistemi gjerman i drejtësisë”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI