Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

FIFA akord me Anglinë: nuk ka më pengesa për lojtarët e zonave të kuq... nëse janë të vaksinuar

Lapsi.al 4 October 2021
FIFA akord me Anglinë: nuk ka më pengesa për lojtarët e

"FIFA mirëpret vendimin e qeverisë britanike për t'u lejuar lojtarëve të vaksinuar plotësisht, mundësinë për të përfaqësuar vendet e tyre në kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës FIFA dhe për t'u kthyer nga një vend i listës së kuqe sipas kushteve të karantinës së personalizuar". Kështu FIFA, në një shënim, ngre zërin për situatën e vaksinimit dhe, pas problemeve që ishin shfaqur për ndeshjet e shtatorit, thotë: "Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Federatën e Futbollit dhe Premier League për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme, në interesin e të gjithëve, dhe ne besojmë se kjo është një zgjidhje më e mirë për situatën me të cilën lojtarët u desh të përballeshin në shtator".

"FIFA beson se ky është një hap pozitiv në drejtimin e duhur dhe vlerëson mbështetjen dhe bashkëpunimin e të gjithë palëve të interesuara gjatë një periudhe të vështirë - theksohet - Ne inkurajojmë vaksinimet kundër COVID-19 dhe mbështesim pozicionin e Organizatës Botërore të Shëndetit: një hyrje e sigurt dhe e barabartë është thelbësore në të gjitha vendet. Lojtarët nuk duhet të kenë akses prioritar në vaksinim, "përfundon deklarata.

Në Premier League, vetëm shtatë nga 20 klubet e kampionatit kanë më shumë se gjysmën e stafit tashmë të vaksinuar dhe dje qeveria britanike, përmes gojës së sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid, kishte folur ashpër kundër lojtarëve që nuk ishin vaksinuar akoma: "Shumë kanë zgjedhur të mos vaksinohen dhe është zhgënjyese. Ata janë model, kështu që shumë të rinj i shikojnë ata si të tillë dhe ata duhet ta kuptojnë diferencën që mund të bëjë në drejtim të inkurajimit të të tjerëve", tha ai për Times.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI