Flash

Lamtumira e paralajmëruar nga Kukësi? Longo përforcon mesazhin pas ndeshjes: "Nuk e di nëse do të jem këtu"

Lapsi.al 3 October 2021
Lamtumira e paralajmëruar nga Kukësi? Longo përforcon mesazhin

"Të gjithë skuadrat janë të lodhura, por kemi më shumë kohë për t’u përgatitur e përmirësuar, jam i sigurt që do ta bëjmë. Nuk e di nëse do të jem këtu për të përmirësuar". Një deklaratë e cuditshme për një trajner që skuadrën e kishte në vendin e parë, deri në humbjen e sotme me Teutën e që tani është një pikë larg kreut, por krejt e natyrshme për një që para ndeshjes kishte lajmëruar, 'të shohim cdo të ndodhë të hënën'.

Diego Longo duket se e ka të qartë cfarë do të ndodhë. E parashikoi duke marrë në konsideratë ndeshjen e vështirë që kishte me kampionët në fuqi. E duke qenë se situata në renditje nuk inkuadron me një shqetësim të tillë të italianit, atëherë detyrimisht kujtesa të kthen tek mbledhja pas barazimit me Lacin, me presidentin Gjici që me mënyrën që është mësuar ka shfryrë nervat e tij. Ndoshta Gjici është mësuar kështu, por italiani jo: "Duhet të flasim për situatën dhe reflektojmë të jemi më të qetë dhe diskutojmë, të gjithë duhet të diskutojmë diçka. Duhet të jemi të qetë, të kemi kujdes e diskutojmë me klubin. Nuk kam asgjë kundër klubit, jam i lumtur për klubin. Do të falënderoj presidentin Gjici se më është dhënë kjo mundësi. E thashë edhe një herë që të jemi të qetë dhe të mendojmë për këtë situatë”, tha Longo.

Në fund edhe një konstatim, për ti kujtuar të gjithëve nga cila pikë u nis Kukësi për këtë sezon: "Është normale me raste të lësh pikë, duhet të punojmë shumë që të përmirësohemi. Njerëzit ndoshta harrojnë apo nuk duan ta thonë se katër muaj më parë ekipi ishte i 6-i, tani është në krye, është si ti thuash Bolonjës të jetë e para. Ne jemi të dytët. Të gjithë duam të fitojmë, por besoj te ky ekip".

Të gjitha të shtyjnë në një lamtumirë nga Kukësi dhe sipas asaj që filtron nga brenda klubit italiani e ka vendosur e ia ka komunikuar lojtarëve vendimin. Tani mbetet për tu parë nëse drejtuesit e klubit do të jenë aq bindës sa për ti kthyer mendjen trajnerit që na katër javët e para të kampionatit ka marrë dy fitore një barazim e një humbje.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI