Flash

VAR e ka 'inatin' me Werner: 16 gola të anulluar e Tuchel bën ironi: “Kur shënon më shkon mendja te teknologjia"

Lapsi.al 3 October 2021
VAR e ka 'inatin' me Werner: 16 gola të anulluar e Tuchel

Timo Werner është më i fortë se fati i keq dhe... VAR-i. Sulmuesi gjerman nuk e ka pasur të lehtë që kur u bashkua me Chelsea. Për ish-lojtarin e Leipzig historia nisi mirë në verën e vitit 2020, me tetë gola në 11 ndeshjet e para me Blues. Pastaj diçka ngeci, edhe falë një marrëdhënieje mjaft të ndërlikuar me "Big brother-in" në anë të fushës. Vetëm katër gola deri në fund të sezonit të kaluar. Nga ana tjetër, 15 gola iu anuluan mes asistentëve të arbitrit e VAR.

Kuptohet, 25-vjeçari mund ta konsiderojë vitin e tij të parë te Chelsea si më të keqin në karrierën e tij. Sidoqoftë, prania e Tuchel që nga fillimi i sezonit dhe ardhja e një qendërsulmuesi si Lukaku, i aftë për të hapur zona dhe për të punuar për ekipin, mund të konsiderohet një ogur i mirë. Në realitet, deri në sfidën me Saints, Werner kishte përfunduar më parë në qendër të kritikave dhe, më pas, ndër lojtarët e mundshëm për tu larguar në janar. E madje edhe kundër Southampton gjërat po dukeshin keq. Pak para intervalit Werner arriti në kohë për takimin me një krosim të Hudson-Odoi, por më pas VAR, si zakonisht, i mohoi golin.

Werner mund të ketë edhe defekte, por nuk i mungon aspak vendosmëria. Filloi të vrapojë kilometra në fushë derisa, pesë minuta nga fundi, gjeti zgjidhjen. Krosimi i Cesar Azpilicueta përfundoi në gol. Edhe për VAR. Gjithçka është mirë kur përfundon mirë, edhe pse Tuchel, siç i tha BBC, shpreson se është vetëm fillimi. "Ne të gjithë u ndjemë të lehtësuar, por është edhe më e rëndësishme që Werner ishte atje. Kur një kros i tillë arrin në zonë, unë gjithmonë pres që sulmuesi ynë të gjendet gati". Dhe kështu ishte. "Ne kemi ndjesinë se sa herë që Werner shënon ka një vendim nga VAR i gatshëm për t'ia hequr atij kënaqësinë. Këto janë situata që mund të ndodhin, por ato nuk duhet të dekurajojnë lojtarin. Në rastin e Werner, unë jam i lumtur për të. Ai mund dhe duhet të përmirësohet më tej si në fazën e realizimit ashtu dhe në lëvizjet në fushë, por ne të gjithë jemi shumë të lumtur për golin e tij".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI