Flash

Video/ Hakmarrja e Suarez: shemb Barcelonën e fundos Koeman

Lapsi.al 2 October 2021
Video/ Hakmarrja e Suarez: shemb Barcelonën e fundos Koeman

Përpara një Wanda Metropolitano të tejmbushur për herë të parë në 19 muajt e fundit, aventura e Ronald Koeman si trajner i Barcelonës mund të ketë mbërritur në fund, pas pak më shumë se një viti në pankinë: skuadra e tij shembet 2-0 kundër Atleticos, tani lider i kampionatit. Lemar (24') dhe Suarez (44') mposhtën blaugranat në pjesën e parë.

Vetëm në orët e ardhshme do të kuptohet nëse për Ronald Koeman nuk ka më vend në Barcelonë. Fakti është se nuk do të jetë e lehtë për të që të anashkalojë humbjen e shëmtuar në fushën e Atletico Madrid, që momentalisht arrin Realin në krye të renditjes me 17 pikë dhe mban -5 blaugranat. Tani, pauza në kampionat do të jetë një mundësi për të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm te Barça; pavarësisht faktit se presidenti Laporta sapo ka konfirmuar besimin e tij te trajneri holandez. Lemar e Suarez u shfaqën disa herë rrezikshëm e presioni Colchoneros u materializua me avantazhin e firmosur nga Lemar në minutën e 24: Joao Felix shërbeu për Suarez, i cili dha një asist në thellësi për mesfushorin francez që përballë ter Stegen, nuk bëri asnjë gabim me të majtën.

Atletico Madrid shkoi në dy momente pranë dyfishimit të rezultatit, por si Suarez, ashtu edhe Joao Felix nuk arritën të ndëshkojnë prapavijën katalanase. 2-0, megjithatë, vjen pak para pushimit falë një kundërsulmi shkatërrues: Joao Felix pasoi në thellësi për Lemar, i aftë të kalojë topin në anën e kundërt për Suarez, i cili kontrolloi dhe mundi ter Stegen në dalje, për golin klasik të ish-it. Pjesa e dytë ishti padyshim shumë më pak intensive. Coutinho nuk arrin ta rihapë ndeshjen, i bllokuar nga Oblak, ndërsa goditja e lirë e Depay, që përfundoi lart, ishte shansi i fundit i ndeshjes. Në një Wanda Metropolitano me kapacitet 100% pas 19 muajsh nga hera e fundit, është natë e errët për Barcelonën.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI