Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

“Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar por u ofendova”: Memelli tregoi momentet e sherrit mes tij e mbrojtësit

Lapsi.al 2 October 2021
“Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar por u

“Hyra mes Zguros dhe Adilit për t’i qetësuar dhe për të shuar debatin. Mora një ofendim nga lojtari i Vllaznisë. Janë nerva loje, ai është profesionist edhe unë. U futëm në tunel, gjyqtari na ndëshkoi me karton të të verdhë, për Adilin ishte i dyti”. Ky është shpjegimi i shpejtë i Migen Memellit në lidhje me incidentin në të cilin tekniku së bashku me Zguron e Adilin u dnëshkuan me të verdhë, por që për lojtarin e Vllaznisë ishte e dyta. “E thirra pas ndeshjes, është i mërzitur, gjithsesi jeta vazhdon dhe i uroj gjithë të mirat. Me Brdariçin fola për atë që ndodhi dhe e sqarova këtë”.

Tekniku korcar ka treguar edhe si u mundua të qetësonte futbollistin e Vllaznisë: “I thashë: Mevlan futu brenda se atë e mbaj unë. Unë kam eksperiencë me atë djalin. Do ruaj timin në fillim, pastaj atë të Vllaznisë – sqaroi Memelli që më pas shtoi - Për të qenë më korrekt, edhe me publikun edhe me ju në studio. Po e kërkoj unë ndjesën i pari. Pjekuria vjen me kohën. Kërkoja të largoja Zguron sa më parë, sepse kam eksperiencë të hidhur me të”, u shpreh Memelli.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI